Lajme
Zyrtarizohet Christian Panucci, trajner i ri i Kombëtares së Shqipërisë
Ish-futbollisti i njohur i Milanit, Real Madridit, Interit... Christian Panucci ka nënshkruar sot kontratën për të drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë deri në vitin 2020, me të drejtë rinovimi. Ai do të zëvendësojë ish-trajnerin Gianni De Biasi, i cili rreth një muaj më parë dha dorëheqje
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një konferencë për media ka prezantuar sot në Tiranë, Christian Panucci-n, trajnerin e ri të Kombëtares së Shqipërisë në Futboll. Duka tha se FSHF ka marrë vendimin më të mirë, duke shpresuar se “është zgjedhur një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror”.
I pyetur përse zgjodhi kandidaturën e Panucci, mes atyre të Seedorf, De Canio dhe Malesani, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha se “E zgjodhëm prej eksperiencës së tij në klube të mëdha dhe prej dëshirës së madhe të tij për të drejtuar një Kombëtare dhe për të bërë sukses”.
“Duam të jemi në njëjtat nivele të paktën. Kjo është një sfidë edhe për Panuccin, që ka kërkuar gjithmonë të jetë në majat e futbollit. Nuk ka pasur pretendime financiare për veten, por vetëm për stafin. E kam pasur të vështirë më parë për të sjellë trajnerë të huaj në Shqipëri. Tani ishin shumë kandidatura”, deklaroi Duka.
Ndërkaq Panucci tha se është i nderuar që është trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë.
“Falënderoj presidentin Duka që më ka besuar këtë detyrë që po më jep emocione të mëdha dhe njëkohësisht edhe një përgjegjësi të madhe për këtë vend që po rritet shumë në futboll. Jam i bindur se kemi një skuadër shumë të mirë, se ky vend mund të më dhurojë mua dhe stafit tim njohje në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Panucci.
Ai tha se De Biasi ka bërë një punë të jashtëzakonshme, ka bërë historinë.
“Tani nisim diçka të re. Do provojmë të bëjmë një tjetër histori me këtë skuadër. Revolucionin e bëjnë lojtarët. Nëse janë të aftë të vijnë të luajnë, do e bëjnë. Kam biseduar me presidentin, lojtarët më të mirë do vijnë. Nëse ka të rinj të mirë, do të vijnë. Ky është revolucioni”, deklaroi trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare.
Ai premtoi se do të punojë shumë “për të shkuar në Evropian”.
Aktualisht, Kombëtarja e Shqipërisë me ndeshjet kualifikuese për “Botërorin 2018” të zhvilluara deri tani ndodhet në vendin e tretë në grupin G me nëntë pikë.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












