Kosova
Zyrtarëve të Beogradit do t’u ndalohet hyrja në Kosovë
Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës paralajmëruan se nuk do të lejojnë asnjë zyrtar nga Beogradi të vizitojë Kosovën dhe se kërkesat e tilla do të refuzohen derisa Beogradi nuk e ndryshon sjelljen.
Këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj, tha në një postim në Facebook se vendimi pason “kërcënimet hibride që Serbia bën ndaj Kosovës, propagandën e vazhdueshme dhe lajmet e rreme ndaj vendit dhe qytetarëve dhe përpjekjet e fundit për të inskenuar një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës”, transmeton Evropa e Lirë.
Në veri, të hënën dhe të martën, tregtarët i kanë mbyllur dyqanet, duke thënë se nuk kanë prodhime për të shitur.
Vendimi i tyre ka ardhur më shumë se shtatë muaj pasi Qeveria e Kosovës u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia, përcjell albinfo.ch.
Dyqanet në veri janë rihapur të mërkurën, por tregtarët kanë thënë se vazhdojnë të kenë mungesa prodhimesh.
Qeveria e Kosovës ka hapur disa pika të shitjes atje dhe i ka mohuar pretendimet e Beogradit se në veri ka “krizë humanitare”.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











