Kosova

Zyrtare: Presidentja Osmani cakton 28 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë caktohen për 28 dhjetor 2025

Bëhet e ditur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor 2025, përcjell albinfo.ch.

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, pas takimit konsultativ që pati sot me partitë politike parlamentare.

Osmani fillimisht nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, respektivishit legjislaturën e nëntë të tij.

Ky vendim vjen pas dështimit të mandatit të dytë të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë.