Futboll
Zyrtare: Futbollisti i Kosovës i bashkohet Baselit
Edon Zhegrova në Basel do të gjejë edhe dy futbollistët shqiptarë, Taulant Xhakën dhe Albian Ajeti
Tashmë është edhe zyrtare: Edon Zhegrova do t’i bashkohet kampionit të shumëfishtë të Zvicrës, Baselit.
Ai kaloi tre vite në skuadrën e Genkut, ku nuk kishte shumë hapësira dhe ka kaluar në Basel, duke nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, shkruan albinfo.ch.
“KRC Genk ka arritur një marrëveshje me klubin zviceran FC Basel për transferimin e Edon Zhegrovës”, thuhet në njoftimin e skuadrës belge.
“Baseli e ka në huazim Zhegrovën për një vit e gjysmë me opsion blerje pas kësaj periudhe”, shkruan tutje faqja belge, duke i uruar fat ish-futbollistit të Prishtinës.
Zhegrova në Basel do të gjejë edhe dy futbollistët shqiptarë, Taulant Xhakën dhe Albian Ajeti.
Pjesë e këtij klubi më herët ishin edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













