Futboll
Zyrtare: Armando Sadiku prezantohet te Malaga
Autori i goli të vetëm të Shqipërisë në finalet e Europianit është konsultuar edhe me Keidi Baren para se të merrte vendimin
Skuadra e Malagas prezanton Armando Sadikun, të cilin e mori në formë huazimi nga Levante.
Sulmuesi kuqezi, në prononcimin e parë para medieve si futbollist i andaluzëve u shpreh:
“Unë jam sulmues dhe më pëlqen të luaj në zonë, të shënoj gola dhe të ndihmoj ekipin. E kam parë skuadrën mirë në dhomën e zhveshjes. Gjithçka duket në rregull, lojtarët thjesht mendojnë për të luajtur”.
Sigurisht që autori i goli të vetëm të Shqipërisë në finalet e Europianit është konsultuar edhe me Keidi Baren para se të merrte vendimin.
“Fola me Keidin para se të vija këtu dhe më tha se kemi një ekip të mirë. Ai më tha se na mungon diçka në sulm. Kjo më më ka motivuar më shumë dhe tani është koha për të punuar e shënuar gola për Málagan. Të gjithë më kanë folur shumë mirë për këtë ekip, që gjithmonë ka luajtur në La Liga dhe ka infrastrukturë shumë të mirë. Këtu kanë luajtur sulmues mjaft të mirë, ndaj është nder për mua të kem mundësinë të luajtur në Malaga. Sot kam zhvilluar stërvitjen time të tretë, trajneri është një njeri shumë pozitiv dhe më ka shpjeguar mënyrën sesi do të luajmë. Jam shumë i kënaqur, pasi më kanë pritur shumë mirë”.
Prezantimi i Sadikut dhe i dy futbollistëve të tjerë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










