Kosova
Zyra e Prokurorit: Rreth 100 prokurorë të angazhuar për të përcjellë procesin zgjedhor
Prokurori i Shtetit në Kosovë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të dielën.
Sipas njoftimit nga Zyra e Prokurorit, në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i personelit të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme.
“Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula do ta mbikëqyrë gjithë mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonal, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Prokurori i Shtetit ka bërë thirrje që të denoncohen tek prokuroritë përkatëse, çdo rast për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.
Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtarët policorë kanë filluar punën me orar 12-orësh, duke nisur nga 3 e mëngjesit.
“Ky plan operativ ka paraparë katër faza: Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese; Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore; Garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve (Z); Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit”, thuhet në njoftim teksa bëhet e ditur se dy fazat e planit, janë realizuar.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit, si dhe të jetë transparente mbi punën dhe angazhimet e saj policore”, thuhet nga Policia. “Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre”.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim












