Shkurt.ch
Zvicrës nuk i lejohet ta dëbojë nga vendi pensionistin kosovar
kosovari me banim në Zvicër ka përdhunuar një person. Pas kësaj organet e drejtësisë kërkuan që i akuzuari në fjalë të rikthehet në vendlindjen e tij, në Kosovë. Porse, tani Gjykata Evropiane e të Drejtave të njeriut e ka rrëzuar këtë vendim
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka publikuar një rast kundër Zvicrës, në të cilin flitet për një kosovar i cili gjatë vitit 2003 ka përdhunuar një person. Pas kësaj organet e drejtësisë kërkuan që i akuzuari në fjalë të rikthehet në vendlindjen e tij, në Kosovë. Porse, tani Gjykata Evropiane e të Drejtave të njeriut e ka rrëzuar këtë vendim.
“Pas 26 vitesh qëndrim në Zvicër, pensionisti nga Kosova duhej të largohet nga vendi sipas vendimit të Gjykatës Federale Administrative. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, thotë se dëbimi shkel nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, shkruan media zvicerane.
Sipas gjyqtarëve të Strasburgut, i moshuari jeton me fëmijët e tij të rritur në Zvicër, nga të cilët ai është i varur.
Kosovari thuhet se jeton në shtetin zviceran që nga viti 1993, ku gjashtë vite më vonë ai u martua me një zvicerane.
Po ashtu, bëhet e ditur se fëmijëve të tij nga një martesë e mëhershme në Kosovë u është dhënë leje qëndrimi për në Zvicër, shkruan aargauerzeitung.ch.
Për përdhunimin që bëri gjatë vitit 2003, në vitin 2005 ai u dënua në shkallën e dytë me një dënim me burg prej dy vjet e tre muaj dhe me një dëbim me kusht për 12 vjet nga Zvicra.
Në fund të gushtit 2006, Zyra e Migracionit e Kantonit të Basel-Landschaft nuk e zgjati më tej lejen e qëndrimit. Po në të njëjtin vit, burri në fjalë ishte divorcuar nga gruaja e tij zvicerane dhe rreth katër vite më vonë Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) konfirmoi mos-rinovimin e lejes së qëndrimit.
Kosovari pas kësaj paraqiti një ankesë në Gjykatën Federale Administrative. Në tetor të vitit 2015, gjykata hodhi poshtë ankesën dhe konfirmoi dëbimin e burrit nga Zvicra.
“Arsyetimi u justifikua nga fakti se përdhunimi ishte një krim i rëndë. Për më tepër, gjykata vuri në dukje se përdhunimi tani është gjithashtu një rast që sipas kushtetutës, dënohet me dëbim nga Zvicra”, thuhet tutje në këtë shkrim të medias zvicerane.
Po ashtu, bëhet e ditur se kosovari ka marrë një pension të plotë nga tetori 2012 për shkak të sindromës së përgjithshme të dhimbjes, hipotiroidizmit dhe depresionit, gjë që kërkon që ai të përdorë medikamente të ndryshme, shkruan media zvicerane, përcjell albinfo.ch.
“Në vitin 2016, pensioni itij u ndërpre. Që atëherë, burri ishte financiarisht i varur nga fëmijët e tij të rritur. Sipas vendimit të GjEDNj-së, të dy fëmijët kujdesen për babanë, bëjnë punët e shtëpisë, bëjnë pazar, lajnë rrobat e tij dhe e veshin atë. Në ankesën e tij në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kosovari pretendoi një shkelje të ndalimit të trajtimit çnjerëzor dhe degradues. Ai gjithashtu ka të drejtën e mbrojtjes së jetës private dhe familjare. Ai gjithashtu pohoi se rreziku i rikthimit nuk ishte i pranishëm, se kishte probleme shëndetësore dhe se ai mbështetej në kujdesin e të afërmve të tij në Zvicër“.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











