Shkurt.ch
Zvicrës i mungojnë mjekët
Në Zvicër për çdo vit diplomojnë 800 mjekë. Por, vendi ka nevojë për më shumë se 1200 mjekë, thotë Carlo Conti, kryetar i Konferencës së Shëndetit Publik (GDK). Për të arritur këtë qëllim ai kishte sjellë të gjitha palët në një tryezë, në të cilën është rekomanduar rritja e numrit të vendeve për studentët në Universitetin e Cyrihut, të Bernës, Baselit, Lausannes dhe në Gjenevë.
Në këtë rritje duhet të përfshihet edhe puna praktike në klinikat e universitetit, po ashtu edhe në qendrat dhe spitalet rajonale. Kantonet dhe universitetet duhet të përmirësojnë sidomos trajnimin praktik dhe universitar të mjekëve familjarë. Por për pyetjen se për çfarë kosto mund të bëhet fjalë nuk ka ndonjë përgjigje kryetari i Konferencës së Shëndetit Publik (GDK). Ai tha se edhe Qeveria në Bernë megjithatë duhet të marrë pjesë në të.
Një memorandum që vjen si Masterplan për të luftuar mungesën e mjekëve familjarë në Zvicër, të iniciuar nga kryetari i GDK-së, Carlo Conti, e kanë firmosur këshilltarja e Freiburgut, Isabelle Chassot (CVP), njëherësh edhe kryetare e Konferencës së Drejtorëve kantonalë, Këshilltari nga Baseli, Christoph Eymann (LDP), njëherësh edhe kryetar i Konferencës zvicerane të Universitetit dhe nga Antonio Loprieno, rektor i Universitetit të Bazelit dhe kryetar i Konferencës së Rektorëve të universiteteve zvicerane.
Nënshkruesit e këtij dokumenti synojnë rritjen e numrit të mjekëve familjarë. Kjo nënkupton se më shumë duhet të shkollohen mjekë zviceranë. Viteve të fundit përqindja e mjekëve që vijnë jashtë vendit është rritur jo vetëm në spitale, por edhe nëpër klinika. Nga më shumë se 1.000 mjekë që kanë kërkuar këtë vit leje pune, më shumë se 40 për qind prej tyre vijnë nga vendet e BE-së.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









