Lajme
Zvicra zyrtarizon kërkesën për European Sky Shield
Udhëheqësja e Departamentit Federal të Mbrojtjes, Viola Amherd nënshkroi një deklaratë në Bernë me homologët e saj gjermanë dhe austriakë.
Ky angazhim ka të bëjë me blerjen e përbashkët të një mburoje evropiane kundër raketave në kuadër të iniciativës European Sky Shield, shkruan RTS.
Në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës, ky sistem duhet të ndihmojë në plotësimin e boshllëqeve në qiellin evropian. Nisma u lançua nga Gjermania në gusht 2022.
Objektivi i kësaj nisme është të koordinojë dhe konsolidojë më mirë projektet e blerjes së pajisjeve të mbrojtjes ajrore në Evropë, në mënyrë që të arrihet ekonomia e shkallës, të përmirësohet ndërveprueshmëria e sistemit dhe të mundësohet bashkëpunimi në trajnim, mirëmbajtje dhe logjistikë, përcjell albinfo.ch.
European Sky Shield aktualisht bashkon 17 vende, shumica e të cilave janë anëtarë të NATO-s. Zvicra, si shtet neutral, mundi të regjistronte rezervat e saj në një deklaratë plotësuese.
Si Zvicra ashtu edhe Austria, si shtete neutral, mundën të regjistronin rezervat e tyre në një deklaratë plotësuese. “Çdo pjesëmarrje në konfliktet ushtarake ndërkombëtare është e përjashtuar në mënyrë eksplicite,” siguroi këshilltarja federale Viola Amherd gjatë një konference për shtyp, shkruan RTS.
“Nuk është një vendim që duhet të marrë Parlamenti”, shtoi ajo teksa.
Nënshkrimi i këtij dokumenti u bë në kuadër të takimeve të rregullta trepalëshe DA-CH ndërmjet Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë.
Të pranishëm ishin ministrat gjermanë të Mbrojtjes Boris Pistorius dhe austriake Klaudia Tanner, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











