Lajme
Zvicra voton më 28 shtator për identitetin elektronik dhe taksimin e shtëpive të dyta
Më 28 shtator 2025, qytetarët zviceranë do të votojnë për dy çështje të rëndësishme në referendumin federal: ligjin e ri për identitetin elektronik (e-ID) dhe për vendosjen e një takse mbi shtëpitë e dyta. Të dy temat kanë ngjallur debat të gjerë në opinionin publik dhe politikën zvicerane, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Pas dështimit të iniciativës së parë në vitin 2021, autoritetet federale kanë sjellë një version të ri të ligjit për identitetin elektronik. Sipas këtij ligji, Konfederata do të jetë përgjegjëse për lëshimin e e-ID-së një dokument elektronik falas dhe opsional, që synon të thjeshtojë qasjen në shërbimet publike dhe private në internet. Përdoruesit do të mund të aplikojnë për dokumente zyrtare, të vërtetojnë moshën ose të përdorin e-ID-në për qëllime të tjera administrative.
Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur. Tre grupe të ndryshme përfshirë Miqtë e Kushtetutës, shoqatën “Referendumi i e-ID 2.0” dhe lëvizjen Mass-Voll kanë mbledhur mbi 50,000 nënshkrime për të sfiduar ligjin në referendum. Kundërshtarët theksojnë se, pavarësisht menaxhimit shtetëror, teknologjia mbështetet ende në infrastrukturën e kompanive private, duke rritur shqetësimet për mbikëqyrje dhe sigurinë e të dhënave personale, transmeton albinfo.ch.
Tema e dytë në rend dite lidhet me sistemin e taksimit të strehimit. Parlamenti ka vendosur të shfuqizojë taksën aktuale mbi qiranë teorike për banesat kryesore dhe të dyta një sistem që taksonte të ardhura të supozuara nga prona, edhe nëse ajo nuk jepej me qira. Në vend të saj, do të zbatohen zbritje vetëm të pjesshme për interesat hipotekore dhe kostot e mirëmbajtjes.
Për të kompensuar humbjet, ligji i ri u jep kantoneve të drejtën të vendosin një taksë të re mbi shtëpitë e dyta që përdoren për qëllime personale. Kjo ka shkaktuar kundërshtime nga kantonet turistike, të cilat frikësohen se do të humbasin të ardhura të rëndësishme.
Siç kërkohet për çdo ndryshim kushtetues, për ligjin do të nevojitet shumica e votës popullore dhe e kantoneve.
Zhvillimi i votimit të 28 shtatorit pritet të jetë vendimtar për drejtimin që do të marrë Zvicra në fushën e dixhitalizimit dhe të drejtës së pronës, duke reflektuar tensionin mes inovacionit teknologjik dhe mbrojtjes së të drejtave themelore, si dhe mes interesave federale dhe atyre kantonale, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










