Lajme
Zvicër: Kush dëshiron të udhëtojë duhet të paguajë vetë vaksinën përforcuese
Këshilli Federal ka vendosur të lejojë qasjen në vaksinim përforcues për qëllime jo mjekësore - kryesisht për ata që duan të udhëtojnë
Këshilli Federal ka vendosur të lejojë qasjen në vaksinim përforcues për qëllime jo mjekësore – kryesisht për ata që duan të udhëtojnë. Për udhëtime jashtë vendit, sipas Këshillit Federal, mund të jetë e nevojshme, gegjësisht të kërkohet që të bëhet një vaksinim tjetër përforcues.
Në të ardhmen, kjo mundësi do të jetë e disponueshme nga qendrat e vaksinimit të përcaktuara nga kantonet, shkruan BAG. Por, shpenzimet duhet të përballohen nga vetë udhëtarët. Çmimi do të përcaktohet nga kantonet dhe qendrat e vaksinimit, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë, të gjitha vaksinimet e rekomanduara – siç është vaksinimi i dytë përforcues për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar – do të mbeten pa pagesë, sipas Këshillit Federal.
Por, vaksinimi përforcues për udhëtime kryhet jashtë miratimit të Swissmedic (off-label) dhe pa rekomandimin e BAG dhe EKI, prandaj duhet ta paguajë vetë i interesuari.
Sipas të dhënave aktuale dhe në situatën e tanishme kushdo që është vaksinuar plotësisht ose është vaksinuar dhe shëruar është ende i mbrojtur mirë nga mundësia e sëmurjes së rëndë me Covid 19, vazhdon Këshilli Federal, transmeton albinfo.ch. Me përjashtim të njerëzve që kanë sistem imunitar të dobësuar rëndë, aktualisht nuk ka nevojë për vaksinim të mëtejshëm përforcues nga pikëpamja mjekësore dhe epidemiologjike.
Edhe për njerëzit që janë veçanërisht të rrezikuar, ka më shumë kuptim që të kryhet vaksinimi i mëtejshëm përforcues vetëm kur numri i infeksioneve rritet përsëri, sepse mbrojtja nga vaksinimi është më e larta në javët dhe muajt pas vaksinimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











