Tematike
Zvicra vendos pro vizave me kusht për Ballkanin
Secili shtet i Shenegenit, nëse ballafaqohet me pasoja serioze nga numri i madh i azilkërkuesve mund të kërkojë rivendosjen e detyrimit tës vizës për shtetet e treta
Siç ishte paralajmëruar, Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar klauzolën mbrojtëse për vizat e Shengenit. Kjo ka të bëjë me shtetasit e vendeve të treta, të cilëve mund t`u pezullohet përkohësisht lirimi nga detyrimi për viza, në rastet kur kjo gjendje do të ketë pasoja të rënda për njërin nga shtetet nënshkruese të Shengenit.
Siç ishte informuar, ministrat e brendshëm të vendeve të BE-së e kishin miratuar që në dhjetor të vitit të kaluar klauzolën mbrojtëse. Kjo kishte ardhur si reagim ndaj numrit të rritur të kërkesave të azilit nga vendet e Ballkanit Perëndimor (të liruara nga vizat) në disa nga vendet e zonës.
Në një përgjigje për albinfo.ch zëvendësshefi për informim dhe komunikim në Departamentin Federal të Drejtësisë dhe Policisë, Martin Reichlin rreth një muaj më parë pati konfirmuar se “bëhet fjalë për një rregullore të re që rregullon zhvillimin e mëtejshëm të ligjësisë lidhur me zonën Schengen. Ndonëse kjo masë e marrë nga BE ende nuk është notifikuar zyrtarisht nga Zvicra, kjo pritet të ndodhë së shpejti dhe atëherë Zvicra do të adoptojë një përshtatje të rregullimit të ri”.
Bazuar në rregullimin e ri, secili shtet i Shenegenit, përfshirë këtu edhe Zvicrën, në rast se ballafaqohet me pasoja serioze, fjala vjen, nga numri i madh i azilkërkuesve mund të kërkojë futjen e sërishme të detyrimit për kërkim vize për shtetet e treta.
Vendimi për futjen e serishme të detyrimit për viza do të merret nga Komisioni Evropian, i cili në një rast të tillë do të marrë parasysh numrin e shteteve të prekura dhe ndikimin që do të ketë në zonën e gjithëmbarshme të Shengenit një paraqitje e tillë. Komisioni i BE-së do të propozojë si “masën më të fundit” rivendosjen e regjimit të vizave për një shtet konkret të tretë, shkruan sda/ats.
Zvicra ka marrë pjesë aktive në përpunimin e klauzolës mbrojtëse dhe e ka mbështetur atë. Shteti zviceran e mbështet sistemin e lirimit nga regjimi i vizave por i konsideron si të domosdoshme masat për luftimin e abuzimeve te mundshme, shkruan Zyra Federale për Migracion (BFM) në një komunikatë. Por, mekanizmi i ri, sipas BFM-së, do të përdoret në mënyrë të matur.
Ndërkaq, BFM njofton pp ashtu se, në rastet kur futet përkohësisht detyrimi i vizës për një shtet të tret, vizat mund të kërkohen edhe nga qytetarët e zonës së Shengenit. (sda/ats-albinfo.ch)
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente










