Kosova
Zvicra, top destinacion nga aeroporti i Prishtinës
Të shumta janë fluturimet, të cilat bëhen nga aeroporti i Prishtinës për destinacione të ndryshme.
Kurse përgjatë muajve janar-shkurt-mars të këtij viti në aeroportin e Prishtinës janë shërbyer 476 mijë e 156 udhëtarë në total. 224 mijë e 273 dhe 251 mijë e 883 në arritje dhe në nisje.
Kjo gjë është bërë e ditur nga Zyra për Informim e aeroportit ‘Adem Jashari’. Përgjatë të njëjtës periudhë tremujore të këtij viti në aeroportin e Prishtinës janë realizuar 3 mijë e 564 fluturime në nisje dhe arritje në total.
“Në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar është shënuar rritje prej 14%”, është thënë në një përgjigje për Indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa sa i përket top destinacionit nga aeroporti i Prishtinës dhe anasjelltas është Zvicra, saktësisht aeroporti i Cyrihut.
Zvicra pasohet nga shteti i Gjermanisë, saktësisht me pasagjerët që fluturojnë dhe aterojnë në aeroportin ‘Adem Jashari’.
“Top-destinacioni ynë si në nisje, ashtu edhe në arritje është Cyrihu, i pasuar nga ai i Basel-it/Mulhouse e më pas Dusseldorf-I”, thuhet tutje nga AP.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












