Shkurt.ch
Zvicra do të votojë për ndalimin e burka-s
Përveç se për mbulesën e motivuar nga religjioni, ndalimi, sipas iniciatorëve vlen edhe për ata që mbulojnë fytyrën gjatë akteve vandaliste ose kriminele
Zviceranët përfundimisht pritet të votojnë për ndalimin e mbulesës, ose siç njihet më mirë në opinion, për ndalimin e “burka”-s, mbulesës së plotë të grave myslimane, shkruan sda.ch. Kushtin ligjor për t`u votuar në nivel vendi, iniciativa e ka përmbushur me grumbullimnin e rreth 105 mijë nënshkrimeve të vlefshme, njofton kancelaria Federale, që është zyra e cila konstaton vlefshmërinë e iniciativave.
Teksti i iniciativës kërkon që të mos mbulohet fytyra në hapësira publike ose në objektet e qasshme për të gjithë, transmeton albinfo.ch. Përveç se për mbulesën e motivuar nga religjioni, ndalimi, sipas iniciatorëve vlen edhe për ata që mbulojnë fytyrën gjatë akteve vandaliste ose kriminele.
Mbrapa iniciativës qëndron i ashtuquajturin “Komiteti i Egerkingenit”, i udhëhequr nga deputeti nacional i SVP-së nga Kantoni i Solothurnit. Ky komitet kishte pasur sukses edhe në iniciativën për ndalimin e ndërtimit të minareve, të votuar pak vite më parë.
Deri më tash vetëm Kantoni italishtfolës i Tiçinos e ka futur në fuqi ndalimin e burkas. Atje populli kishte votuar me shumicë votash për këtë ndalesë, e cila ka filluar të veprojë më 1 korrik 2016.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











