Lajme
Zvicra shtrëngon sanksionet ndaj Bjellorusisë
Duke filluar nga 11 gushti, në orën 6 pasdite, Qeveria zvicerane po zbaton sanksione të mëtejshme ekonomike kundër Bjellorusisë. Këto përfshijnë kontrollet mbi tregtinë e mallrave të caktuara, si dhe kufizimet në sektorin financiar, tha Këshilli Federal në një deklaratë, transmeton albinfo.ch.
Kjo paketë e re e sanksioneve ekonomike ndaj Bjellorusisë vjen pas vendimeve të ngjashme të marra nga Bashkimi Evropian në qershor.
“Zvicra është thellësisht e shqetësuar për përkeqësimin e vazhdueshëm të të drejtave të njeriut në Bjellorusi dhe mungesën e dialogut midis qeverisë dhe shoqërisë civile”, shpjegoi Këshilli Federal.
Zvicra “vazhdon t’i bëjë thirrje Bjellorusisë t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat përfshijnë respektimin e të drejtave për lirinë e shprehjes, shoqërimit dhe tubimit, lirimin e të gjithë personave të ndaluar në mënyrë arbitrare dhe hetimin e pretendimeve për torturë ose keqtrajtimi nga forcat e sigurisë”, sipas Këshilli Federal. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










