Tematike
Zvicra shton ndihmën për popullatën e goditur nga tërmeti në Shqipëri
Zvicra do të dërgojë në Shqipëri 100 tenda të përshtatshme për banim në kushtet e dimrit, 400 shtretër dhe 1200 batanije
Zvicra do të shtojë ndihmat për njerëzit në zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri, bën të ditur përmes një komunikate Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës (EDA).
Ekspërtët zviceranë janë duke e bërë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë në terren vlerësimin e stabilitetit të shtëpive të dëmtuara, që është njëri aspekt i ndihmës.
Në këtë kuadër, që nga dita e dytë pas tërmetit, atje janë dërguar inxhinierë të ndërtimit, ekspertë të statikës së ndërtesave etj., shkruan albinfo.ch. Deri më tani, në bashkëpunim me inxhinierët vendës, janë zhvilluar një numër i konsiderueshëm i vlerësimeve dhe testimeve të qëndrueshmërisë së godinave në zonat e qyteteve Durrës dhe Krujë.
Më problematike dhe në fokus të ekspertëve të përmendur janë godinat të cilat, ndonëse nuk janë rrënuar tërësisht nga tërmeti, janë dëmtuar në masë të kosniderueshme.
Veç kësaj, Zvicra, gjegjësisht DEZA, do të dërgojë në Shqipëri 100 tenda të përshtatshme për banim në kushtet e dimrit, 400 shtretër dhe 1200 batanije. Krahas kësaj, është duke u realizuar edhe aksioni për mbështetje financiare të personave në nevojë.
Deri tani, sipas EDA-s, nga ndihmat financiare zvicerane në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri kanë përfituar rreth 2500 veta.
Siç është raportuar tashmë, nga tërmeti me shkallë 6.4 që ka ndodhur më 26 nëntor kanë humbur jetën 52 persona. Që nga ajo ditë, zonën në fjalë e kanë goditur edhe qindra dridhje më të vogla.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim













