Lajme
Zvicra, i vetmi shtet që përdor vetëm vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna
Zvicra konsiderohet shteti i vetëm në botë që përdor vetëm këto dy vaksina më efektive anti-Covid
Nisur nga llojet e vaksinave të firmave të ndryshme, të gjitha shtetet në botë, veçmas ato të Evropës, kanë aprovuar shumicën e vaksinave që janë në dispozicion për të luftuar virusin korona.
Deri më tani ka një numër të konsiderueshem të vaksinave nga shumë shtete të botës, me efekte të ndryshme ndaj virusit Covid.
Dy vaksinat e vetme të administruara në Zvicër janë Moderna dhe Pfizer-BioNTech. Këto dy vaksina janë aprovuar nga Swissmedic dhe cilësohen nga ekspertët shëndetësorë si dy vaksinat më efektive për Covid në raport me vaksinat e tjera, transmeton albinfo.ch.
Ani pse shteti i Zvicrës ka porositur edhe shume vaksina të firmave të tjera, deri më tani nuk i ka futur në përdorim dhe se nuk ka një plan për t’i përdorur në një të ardhme.
Arsyet janë të shumta, sipas ekspertëve, Pfizer-BioNTech dhe Moderna janë vaksinat më efektive në 95% të efektit ndaj virusit korona. Vaksinat e tjera në raport me këto nuk kanë një efekt të paktën mbi 90%, për më të ulët, prandaj përdoren vetëm këto dy vaksina. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











