Jeta në Zvicër
Zvicra shqyrton mundësinë të përdorë të dhënat në rrjetet sociale për të hetuar azilkërkuesit
E gjitha kjo vjen pasi një nigerian kishte aplikuar për azil në Zvicër në vitin 2016, duke pretenduar se është i përndjekur në vendin e ti
Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po shqyrton mundësinë se si mund të përdorë informacione nga “Facebook” dhe rrjetet sociale, për të ndihmuar në informimin në kërkesat për azil, shkruan gazeta “NZZ am Sonntag”, përcjell ‘Swissinfo.ch’.
“Detajet që azilkërkuesit publikojnë në rrjete sociale mund të na dërgojnë në përfundime që janë të rëndësishme për procedurat e azilit, duke treguar gjëra për lidhjet familjare dhe të tjera”, është shprehur zëdhënësi i SEM, Martin Reichlin, përcjell albinfo.ch.
E gjitha kjo vjen pasi një nigerian kishte aplikuar për azil në Zvicër në vitin 2016, duke pretenduar se është i përndjekur në vendin e tij.
Megjithatë, me anë të rrjeteve sociale është konfirmuar se ai nuk kishte ardhur nga Nigeria, por nga Spanja, derisa atje kishte jetuar me një identitet ndryshe, dhe kishte drejtuar një dyqan. Prandaj u vendos që të dërgohet sërish në Spanjë.
Avokati i azilkërkuesit kundërshtoi grumbullimin e provave mbi mediat sociale dhe paraqiti një apel. Por, Gjykata Federale Administrative e refuzoi atë në dhjetor 2017.
Për këtë arsye, SEM po shqyrton mundësinë se në çfarë mase të marrë informata nga Facebook, Twitter, Instagram dhe rrjetet e tjera sociale për të identifikuar kërkuesit e azilit, raporton “NZZ am Sonntag”.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











