Lajme
Ulje e infektimeve në 24 orët e fundit në Zvicër
Kjo është vlera më e ulët që nga 7 shtatori.
BAG raportoi 5007 raste të reja me Covid dhe 79 të vdekur, brenda 24 orëve, transmeton albinfo.ch.
Sot, më 19 nëntor në Zvicër dolën 5007 infeksione të reja me koronavirus, të raportuara nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Kjo është vlera më e ulët që nga 7 shtatori.
Numri i testeve të kryera është 26,982. Kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 18.6 për qind. Shkalla e pozitivitetit ishte më e ulët për herë të fundit më 19 tetor, me 16.1 për qind.
Shkalla e infeksionit po bie gjithashtu në një krahasim javor: Nga 9 në 15 nëntor, BAG regjistroi 39,339 infeksione të konfirmuara laboratorike me koronavirus, krahasuar me 51,380 në javën e mëparshme. Kjo është një minus prej 23.4 për qind, shkruan Blick.
BAG gjithashtu raportoi 79 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin dhe 221 persona shtesë u shtruan në spital.
Që nga fillimi i epidemisë, ka pasur gjithsej 285,655 raste të konfirmuara nga laboratori në Zvicër dhe Lihtenshtajn. 11,229 njerëz u shtruan në spital për sëmundjen Covid 19. Numri i përgjithshëm i viktimave në lidhje me koronavirusin qëndron në 3,464. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














