Shkurt.ch
Zvicra, së shpejti me koncept emergjent për refugjatët
Të premten, autoritetet federale dhe ato kantonale kanë diskutuar për skenarët emergjentë
Numri në rritje i refugjatëve që vijnë në Zvicër ka sjellë autoritetet në një pozicion për të shqyrtuar aplikimin e konceptit emergjent të azilit.
Kryetari i Konferencës së drejtorëve të Policive Kantonale të Zvicrës, Hans-Jürg Kaiser ka thënë për radion SRF se në dritën e dyfishimit të numrit të azilkërkuesve në tetor në krahasim me shtatorin, një konept i tillë paraqitet i arsyeshëm.
Kaiser ka thënë se fluksi më i ri i refugjatëve po u shkakton telashe kantoneve për strehimin e azilkërkuesve. Dhe ky trend po vjen duke u rritur, ka tërhequr vërejtjen ai. Sipas tij në Gjermani ka një numër të madh refugjatësh nga Afganistani që nuk janë regjistruar fare dhe kjo tregon se marrëveshja e Dublinit nuk ka funksionuar.
Kjo për faktin se Dublini parasheh që refugjatët të kthehen në vendin e parë nënshkrues ku janë paraqitur fillimisht. Por nuk është e thjeshtë të identifkohen këto vende, ka thënë ai.
Të premten, autoritetet federale dhe ato kantonale kanë diskutuar për skenarët emergjentë por, Kaiser thotë se për të marrë ndonjë vendim konkret duhet pasur numrat e verifikuar.
Koncepti emergjent parasheh veç tjerash edhe ndërtimin e një shtabi të veçantë, të aftë për t`u ballafaquar me gjendjen. Kaiser ka thënë se do të ishte i kënaqur që brenda 14 ditëve të merren vendimet përkatëse.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










