Feja
Zvicra, së shpejti me katedër për shkollimin e imamëve
Islami që do të mësohej në universitetet e këtushme, do t`i përshtatej kontekstit kulturor liberal të Zvicrës, shkruan Tages Anzeiger
Ndërkohë që në Gjermani praktikohet që moti, për arsimimin e imamëve në Zvicër ka vite që debatohet. Në mesin e muajit mars një grup pune do të prezantojë planet në këtë drejtim.
Nga fundi i vitit 2010, një grup pune i iniciuar nga sekretari shtetëror Mauro Dell`Ambrogio është duke shqyrtuar mundësitë për shkollimin dhe kualifikimin e imamëve dhe personelit tjetër religjioz në nivel nacional. Grupi do t`i prezantojë qëndrimet e tij më 14 mars në një konferencë gjysmë-publike.
Do të prezantohet një koncept i cili synon ngritjen e një katedre për teologjinë islame, përfshirë edhe një program nacional arsimimi për personelin kujdestar religjioz, thotë Antonie Loprieno, udhëheqës i grupit, njëherësh rektori i Universitetit te Bazelit dhe kryetar i konferencës së rektorëve të universiteteve të Zvicrës. Në fikus te kongerences do të jetë çështja deri ku mund të shkojë mësimi dhe studimi i teologjisë islame në një universitet zviceran dhe se ku do të mund të themelohej kjo katedër.
Studimi “Arsimimi i imamëve dhe pedagogjia e besimit islam në Zvicër?”, i realizuar nga Fondi Nacional i Zvicrës, pati gjetur që në vitin 2009 një konsensus të gjerë në institucionet dhe partitë zvicerane. Sipas küetij dhe studimeve tjera, një shumicë e myslimanëve të anketuar si dhe institucioneve myslimane e konsideron një ofertë të tillë arsimore të dëshirueshme.
Loprieno thekson se dialogu me myslimanët ka rol bazik. Me këtë rast ai me qëllim nuk flet për arsimimin e imamëve, pasi që titulli imam është titull fetar. Ndërsa universiteti mund të jetë kompetent vetëm për arsimimin teologjik dhe teorik, ndërkohë që më vonë, komuniteti përkatës fetar i emëron imamët, në analogji me teologët e krishterë, të cilët pas studimeve emërohen si priftërinj,
Në vendet islamike, imami ka në fushë të ngushtë e të kufizuar të veprimtarisë religjioze. Ai është udhëheqës i lutjeve në xhami, udhëheq lutjen rituale të përbashkët, në veçanti faljen e xhumasë. Ndërsa në hapësirat evroperëndimore imami ka një kuptim shumë më të madh dhe funksione të zgjeruara. Sipas shembullit të priftit të krishterë, ai është udhëheqës i komunitetit, pastor dhe ndërmjetësues në bashkësinë e tij religjioze.
Vlerësohet se në Zvicër veprojnë rreth 180 imamë. Këta imamë, shumica e të cilëve janë shkolluar ë vendet e tyre të prejardhjes jane jo rrallë të penguar nga deficitet gjuhësore për të marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në Zvicër. Për këtë arsye, studimi i Fondit Nacional premton se një shkollim në universitetet e këtushme do të kishte një ndikim integrues dhe do të siguronte ë shumë transparencë ndaj shoqërisë.
Sipas ekspertëve, islami që do të mësohej në universitetet e këtushme do t`i përshtatej kontekstit kulturor liberal të Zvicrës dhe njëkohësisht të ruante autenticitetin e tij. Për këtë arsye ai nuk do të duhej të udhëhiqej nga rregullore të shtetit zviceran. Në të vërtetë, kurset studimore të kryera këtu, do të duhej të njiheshin nga universitetet kryesore të botës islamike, si për shembull nga Universiteti Al-Azhar i Kairos.
Në konferencën e 14 marsit, rektori i Universitetit të Tübingenit, Bernd Engler do të prezantojë një raport rreth modeleve të realizuara deri më tash në universitete të ndryshme të Gjermanisë për mësimin e teologjisë islamike. Ndërsa sekretari shtetëror i Zvicrës, Mauro Dell Ambrogio në vlerësimin e tij shoqëror politik do të shtrojë edhe pyetje rreth asaj se përse një shoqëri sekulare do të dhe të kujdesej për shkollimin e personelit fetar. Në kuptim më të gjerë behet fjalë për nevojat e myslimanëve zviceranë që të kenë një shkollim të mbështetur nga shteti por edhe për interesat e vetë universiteteve.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













