Lajme
Zvicra rrit mbështetjen financiare për mediat
Qeveria federale paraqiti të mërkurën një seri masash për të ndihmuar një sector, që e konsideron jetik për demokracinë, por që ka vuajtur vitet e fundit nga rënia e të ardhurave
Gazetat ditore dhe javore të abonuara me qarkullim të vogël do të shohin që ndihma e tyre federale të rritet në 50 milionë CHF nga 30 milionë CHF aktuale.
Qeveria zvicerane do të ndihmojë edhe gazetat që i përkasin një grupi me një tirazh mesatar të përgjithshëm prej më shumë se 100,000 kopje të shtypura për botim, përcjell albinfo.ch.
Parlamenti duhet të votojë për paketën e propozuar, shkruajnë mediat zvicerane.
Mediat online gjithashtu do të marrin fonde nga qeveria. Qeveria po ndan 30 milionë CHF për të mbështetur transformimin dixhital në industry, përcjell tutje albinfo.ch.
Për të marrë këto fonde, mediat duhet të plotësojnë disa kushte, duke përfshirë qartë ndarjen e përmbajtjes editoriale nga reklamat, krijimin e përmbajtjes për një audiencë të gjerë dhe sipas udhëzimeve gazetareske.
Qeveria federale njoftoi në fillim të këtij muaji se do të rrisë kontributin e saj financiar në Korporatën Zvicerane të Transmetimit, radio dhe televizion privat, dhe për agjencinë kryesore të lajmeve zvicerane, Keystone-SDA.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










