Kosova
Zvicra rikonfirmon mbështetjen e saj për Kosovën
Ambasadori zviceran, Thomas Kolly, u prit nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, i cili rikujtoi lidhjet e forta dypalëshe dhe njerëzore mes dy vendeve tona. Ata patën shkëmbim të hapur rreth nevojës për dialog transparent dhe gjithëpërfshirës me Serbinë në kuadër të rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian, shkruan albinfo.ch.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj Stublla, të hënën ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Konfederatës së Zvicrës në Prishtinë, Thomas Kolly, me të cilën ka bizeduar për zhvillimet politike në Kosovë e rajon, në veçanti për Marrëveshjen e Uashingtonit, si dhe për intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
“Sot mirëprita në Ministri Ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, z.Thomas Kolly, të cilin e njoftova me zhvillimet politike, për Marrëveshjen e Uashingtonit, si dhe zotimet e Kosovës për paqe e stabilitet në rajon, të cilat i hapin rrugën njohjes së ndërsjellë në kufijtë ekzistues midis Kosovës e Serbisë”, tha ministrja Haradinaj-Stublla.
Kryediplomatja Haradinaj-Stublla falënderoi Ambasadorin Kolly për mbështetjen e zëshme të Zvicrës në të gjitha proceset shtetndërtuese, në veçanti përkrahjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.
“U dakorduam për rëndësinë e dialogut konstruktiv për ndërtimin dhe zhvillimin e rajonit, dhe njëherësh falënderova Ambasadorin për ndihmën e madhe të Zvicrës, si shtet i veçantë mik, në mbështetje të proceseve të shtetndërtimit të Kosovës, integrimit evropian dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar”, tha shefja e diplomacisë së Kosovës. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













