Lajme
Zvicra renditet ndër shtetet më pak të korruptuara në botë
Indeksi i perceptimit të Korrupsionit ka renditur 180 vende për korrupsion duke filluar nga ato me korrupsionin më të ulët dëri tek ato me korrupsionin më të lartë
Zvicra është renditur e katërta në listën e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2019 të Transparency International (TI) që fokusohet në korrupsionin në sektorin publik, shkruan albinfo.ch.
Vendi më pak i korruptuar doli Zelanda e Re (vendi i parë), Danimarka (vendin e dytë), Finlanda (vendin e tretë), ndërsa Zvicra u rendit në vendin e katërt.
Zvicra gjendet mes shtatë vendeve në renditje gjatë tre vjetëve të fundit. Megjithatë, ka ende vend për përmirësim në reduktimin e korrupsionit, vëren OJQ.
“Zvicra ka mangësi serioze në fushat kyçe të punës kundër korrupsionit që nuk përfshihen në indeks, siç janë pastrimi i parave, mbrojtja e palëve të trilluara dhe korrupsioni në sektorin privat dhe sport”, thuhet në një deklaratë.
Në vitet e fundit bankat zvicerane dhe ndërmjetësit e tjerë financiarë janë kapur në skandalet e mëdha të pastrimit të parave dhe korrupsionit në mbarë botën, siç janë ato të lidhura me 1MDB në Malajzi ose Odebrecht dhe Petrobas në Brazil.
Vlen të theksohet se Gjermania u rendit në vendin e nëntë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2018 të Transparency International (TI). /Albinfo.ch.
Në listën më poshtë janë 12 shtete më pak të korruptuara:

E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











