Lajme
Zvicra regjistroi tetorin e dytë më të nxehtë që nga fillimi i matjeve më 1864
Pas një shtatori të ngrohtë rekord, Zvicra regjistroi tetorin e dytë më të nxehtë që nga fillimi i matjeve më 1864.
Gjysma e parë e tetorit u karakterizua nga mot jashtëzakonisht i mirë. Për gjithë muajin temperatura mesatare në të gjithë vendin ishte 9.8°C, tha të hënën Zyra Federale e Meteorologjisë dhe Klimatologjisë, MeteoSwiss, shkruan swissinfo.
Kjo është 3,1°C mbi normën mujore për periudhën 1991-2020. Rekordi i tetorit prej 10.4°C daton në vitin 2022.
Në Lugano, kantonin Ticino, tetori ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, 2.8°C mbi normën, përcjell albinfo.ch.
Në disa vende, kur krahasohen matjet e temperaturës gjatë 100 vjetëve të fundit, tetori i vitit 2023 ishte vetëm pak nën rekordet e mëparshme. Krahasuar me periudhën paraindustriale (1871-1900), tetori i vitit 2023 ishte mesatarisht 2.7°C më i ngrohtë.
Gjatë 13 ditëve të para të tetorit, 38 lokacione në gjithë Zvicrën kanë regjistruar rekorde të temperaturës. Shumë vende përjetuan mot të ngjashëm me verën mbi 25°C. Basel-Binningen regjistroi nëntë ditë të tilla dhe Bern-Zollikofen pesë teksa kantoni Ticino, mati temperaturën më të lartë në 29.4°C më 8 tetor.
Në gjysmën e parë të muajit praktikisht nuk kishte reshje. Në datat 14-15 tetor ka rënë shi dhe borë mbi 1700 metra. Ajri i lagësht solli reshje të bollshme në Zvicrën perëndimore dhe anën jugore të Alpeve nga data 19-21 tetor. Në pjesën tjetër të Zvicrës datat 20 dhe 21 tetor ishin me lagështi. Pas 22 tetorit filloi moti i ndryshueshëm, me erëra pjesërisht të forta perëndimore në jugperëndim.
Era e Föhn përfshiu luginat në anën veriore të Alpeve në fund të muajit.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













