Lajme
Zvicra reagoi me maturi ndaj presionit italian pas lirimit të menaxherit ku ndodhi tragjedia në Crans Montana
Vendimi për lirimin me kusht të pronarit të lokalit “Le Constellation” ka rritur tensionet me Italinë gjatë fundjavës. Zvicra shprehu mirëkuptim dhe theksoi rëndësinë e ndarjes së pushteteve në trajtimin e tragjedisë në Crans-Montana (VS).
Një valë zemërimi u përhap nga Italia në Zvicër të shtunën, pas vendimit të Gjykatës së Masave Detyruese të Valais më 9 janar për lirimin me garanci prej 200,000 frangash të Jacques Moretti. Zemërimi mori një dimension politik: Italia tërhoqi ambasadorin e saj në Zvicër për konsultime në Romë.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e konsideroi vendimin e gjykatës “thellësisht të papranueshëm” dhe riafirmoi thirrjen për bashkëpunim mes dy vendeve për zbardhjen e rastit. Tragjedia e Vitit të Ri mori 40 jetë dhe plagosi 116 persona.
Meloni gjithashtu propozoi krijimin e një grupi hetimor të përbashkët, duke përfituar nga ekspertiza e policisë italiane. “Më vjen keq që kjo ofertë ende nuk është pranuar,” shtoi kryeministrja.
Italia ka nisur hetimet e veta pas zjarrit dhe konsideron mundësinë e ngritjes së një padie civile nëse zhvillohet një proces gjyqësor. Sipas prokurorisë publike të Valais, deri më tani janë bashkuar rreth 130 palë private dhe civile në çështje.
Principi bazë i ligjit zviceran
Në përballje me zemërimin italian, Zvicra ka kërkuar të qetësojë tensionet. Ambasadori zviceran në Romë, Roberto Balzaretti, theksoi në një intervistë për La Stampa se në Zvicër është gjykatësit ata që vendosin mbi paraburgimin, jo policia apo prokuroria. “Është një parim i demokracisë dhe sundimit të ligjit që na mbron të gjithëve,” shtoi ai.
Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, shprehu të njëjtin mendim të shtunën, duke theksuar respektin për ndarjen e pushteteve. Ministri federal i Punëve të Jashtme, Ignazio Cassis, bisedoi me telefon me homologun italian, Antonio Tajani, duke theksuar “mbështetjen e ndërsjellë” të dy vendeve në këtë tragjedi të përbashkët.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













