Lajme
Zvicra, që nga pranvera po përjeton ngrohtësi rekorde
Temperatura mesatare në Zvicër në pranverë dhe dy muajt e parë të verës nuk ka qenë kurrë më e lartë që nga viti 1864 sesa është këtë vit
Në vitin 2022, Zvicrën e kanë përshkuar tashmë disa valë të të nxehtit që do të mbahen mend. Shpesherë gjatë këtij viti, duke filluar nga pranvera ka qenë jashtëzakonisht ngrohtë, transmeton albinfo.ch.
Temperatura mesatare në Zvicër në pranverë dhe dy muajt e parë të verës nuk ka qenë kurrë më e lartë që nga viti 1864 sesa është këtë vit, shkruan srf.ch.
Njësoj i ngrohtë ishte vetëm viti i “verës së shekullit” 2003.
Për temperaturat mesatare midis marsit dhe korrikut, është grafikisht e qartë se vlerat e larta të këtij viti janë pjesë e tendencës afatgjatë të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.
Pak reshje
Përveç temperaturave të larta, të gjithë po flasin aktualisht për thatësirën. Në fakt, në shumë vende të Zvicrës, në pranverë dhe në fillim të verës rrallë ka pasur aq pak reshje sa në vitin 2022, përcjell albinfo.ch. Këtë e tregojnë shembujt e Bernës dhe Gjenevës.
Përveç kësaj, ka edhe rajone ku reshjet janë më shumë në intervalin e zakonshëm, për shembull në shpatin verilindor të Alpeve.
Thatësira çon në nivele relativisht të ulëta në shumë ujëra (liqene dhe lumenj) në Zvicër. Vëllimi i ulët i ujit, i kombinuar me temperaturat e larta të ajrit, ka rezultuar në temperatura të larta rekord të ujit këtë verë. Vlerat e reja rekord u regjistruan së fundmi në Aare në Bernë ose në Inn në Engadin.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










