Integrimi
Zvicra pritet të dëbojë mbi 3000 ish refugjatë nga Ballkani
Për më shumë se 3000 persona nga shtetet e Ballkanit, e drejta e qëndrimit në Zvicër është vënë në lojë. Vitin e ardhshëm SEM do të shqyrtojë në nëse personat nga ish Jugosllavia me leje qëndrimi të përkohshme (F) mund të vazhdojnë të qëndrojnë në Zvicër

Një lajm shokues mund të marrin në adresat e tyre mijëra ish refugjatë me status të përkohshëm (F) në Zvicër nga Ballkani: Vendi prej nga ata kanë ardhur, prej kohësh nuk paraqet rrezik për kthimin e tyre. Një aksion të tillë e ka paralajmëruar Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM), shkruajnë sot mediat e Zvicrës.
“Për më shumë se 3000 persona nga shtetet e Ballkanit, e drejta e qëndrimit në Zvicër është vënë në lojë. Vitin e ardhshëm SEM do të shqyrtojë në nëse personat nga ish Jugosllavia me leje qëndrimi të përkohshme (F) mund të vazhdojnë të qëndrojnë në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Kjo përgjigje i është dhënë nga Qeevraia Federale pyetjes së bërë në parlament nga deputetja e SVP-së, Barbara Steinemann.
Siç dihet, statusin e pranimit të përkohshëm në Zvicër e marrin ata refugjatë të cilëve u është dhënë përgjigje negative e azilit, por për shkak të pamundësisë për kthim në vendin e prejardhjes, nuk mund të dëbohen. E si pamundësi konsiderohet lufta, lufta qytetare dhuna e përgjithshme dhe gjendja e rëndë medicinale në vendin ku duhet të bëhet kthimi. Në Zvicër aktualisht janë rreth 36 mijë persona me F.
Autoritetet zvicerane kanë një listë të vendeve në të cilat refugjatët në fjalë nuk kanë arse të frikohen se do të ndiqen, ose të ashtuquajturën listë e “vendeve të sigurta”. Këtu hyjnë të gjitha shtetet e Ballkanit. Por megjithatë në fund të tetorit në Zvicër jetonin me vizën F më shumë se 3000 veta nga ky regjion, përcjell albinfo.ch. Shumica e tyre ishin nnga Serbia, 1450, pastaj nga Kosova, 866 dhe nga Bosnja, 509.
Duke shprehur mospajtimin me këtë gjendje, Steinenmann thotë se “pasi që në vendet e përmendura mbretëron paqja, unë pres që shteti t`i kthejë atje shumicën e personave me status të përkohshëm”. Ajo me këtë rast e përmend edhe argumentin financiar: shkalla e punësimit të këtyre njerëzve është tepër e ulët, vetëm 30.8 për qind. Si punonjëse e autoriteteve sociale në komunën Regendsorf të Cyrihut ajo ka parë se praktikisht të gjithë serbët dhe kosovarët me këtë status jetojnë nga ndihmat sociale.
SEM shqyrton për çdo vit statusin e 1000 deri 1500 personave me F. Por vetëm në raste tepër të rralla ua heq këtë status. Në vitin 2015 ishin 21 raste të tilla e në vitin 2016 deri tash, vetëm 14.
Sa u përket të pranuarve të përkohshëm nga shtetet ballkanike, ata si pikë e parë vijnë nga një regjion në të cilin prej vitesh mbretëron paqja. Kështu, ndryshe nga refugjatët e Sirisë, gjendja në atdhe nuk mund të jetë bazë për qëndrim në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Por përse megjithatë, shteti u ofron strehim atyre edhe pas kaq vitesh?
Në rreth 90 për qind të rasteve bëhet fjalë për serbë dhe kosovarë, kthimi i të cilëve është i vështirësuar. I tillë do të ishte dëbimi i personave të lëndueshëm, si pleq ose nëna vetëmbajtëse (që kujdesen të vetme për fëmijët e tyre) apo edhe njerëz të sëmurë për të cilët në vendin e tyre mungon përkujdesja mjekësore etj. SEM nuk ka përgjigje nëse në shumë raste bëhet fjalë për persona të minoriteteve rome , të cilët në vendet e prejardhjes, në Ballkan mund të jenë të diskriminuar: ai nuk bën statistika në bazë etnie,
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor