Lajme
Zvicra premton 68 milionë CHF për agjencinë e OKB-së për refugjatët
Fondet e vendosura nga qeveria mbulojnë kontributin e Zvicrës në Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) për 2023-2024, përcjell albinfo.ch.
68 milionë CHF vijnë si përgjigje ndaj “fluksit të paprecedentë të njerëzve të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit të armatosur”, shkroi ekzekutivi të mërkurën.
Ai tha se UNHCR-ja ndihmon për të ofruar “kushte të dinjitetshme strehimi dhe ndihmë mjekësore për ata që detyrohen të ikin, si dhe qasje në arsim për fëmijët e tyre”.
Agjencia e OKB-së është një partner kyç në zbatimin e politikës së jashtme zvicerane, shtoi qeveria.
UNHCR me bazë në Gjenevë tha në tetor të vitit të kaluar se 103 milionë njerëz në mbarë botën u zhvendosën me forcë, me pothuajse tri të katërtat e tyre që vijnë nga vetëm pesë vende: Siria, Venezuela, Ukraina, Afganistani dhe Sudani i Jugut.
Shifra prej 100 milionë për të zhvendosurit me forcë u arrit për herë të parë majin e kaluar, shkroi UNHCR në atë kohë.
Zvicra ka dhënë viza humanitare për rreth 74,000 ukrainas që nga fillimi i luftës vitin e kaluar, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti









