Lajme
Zvicra preket nga mungesa e lajthive
Çmimet rriten, prodhuesit e çokollatës në krizë
Kriza e lajthive që ka goditur tregjet botërore nuk ka kursyer as Zvicrën. Mungesa e furnizimit, e shkaktuar kryesisht nga moti i keq dhe dështimet e të korrave në Turqi, po ndikon drejtpërdrejt në çmimet e produkteve që përdorin lajthi, përfshirë edhe ato të markave të njohura si Nutella, përcjell albinfo.ch.
Turqia, furnizuesi më i madh në botë me rreth dy të tretat e prodhimit global, ka përjetuar një vit jashtëzakonisht të vështirë. Rendimentet e lajthive janë përgjysmuar, duke shkaktuar një rritje të menjëhershme të çmimit në tregjet ndërkombëtare. Zvicra, e cila importon rreth 8,000 ton lajthi në vit – kryesisht nga Turqia – është prekur ndjeshëm nga kjo mungesë, shkruan srf.
Në vend, edhe pse lajthitë mund të rriten lehtësisht në zonat rurale, prodhimi vendas mbetet minimal dhe nuk arrin të mbulojë kërkesën e industrisë së çokollatës dhe produkteve të ëmbla. Kjo e bën Zvicrën të varur nga importet dhe të ndjeshme ndaj çmimeve në tregjet botërore.
Sipas ekspertëve, çmimi i lajthive është dyfishuar brenda pak muajsh, duke krijuar sfida për prodhues si Ferrero, që përdor sasi të mëdha të kësaj arre për produktet e tij.
Nëse situata në Turqi nuk përmirësohet, mungesa e lajthive mund të zgjasë edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke prekur jo vetëm industrinë ushqimore, por edhe konsumatorët zviceranë që tashmë po përballen me produkte më të shtrenjta dhe furnizime të kufizuara.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












