Shkurt.ch
Zvicra pranon refugjatët e BE-së
19 refugjatë nga vendet afrikane janë lejuar të hyjnë në Zvicër me intervenimin e ministres së Drejtësisë dhe Policisë, Simonetta Sommaruga
Zvicra iu ka përgjigjur pozitivisht 19 refugjatëve nga vendet afrikane, të cilët kishin ikur në Maltë për shkak të trazirave politike në Afrikën e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Simonetta Sommaruga, për radion zvicerane Drs.
Refugjatët nga Eritrea, Somalia dhe Sudani janë pranuar nga Malta dhe jetojnë që nga fundi i prillit në Zvicër. Ata banojnë në kantone të ndryshme dhe Lihtenshtajn.
Sommaruga kishte njoftuar që në maj të vitit 2011 se do të marrin në konsideratë kërkesat e 10 deri në 20 refugjatëve të BE-së. Me pranimin e këtij grupi të vogël refugjatësh kemi treguar solidaritet për Maltën, thuhet në raport.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









