Lajme

Zvicra po mbetet prapa vendeve të tjera evropiane në shkallën e vaksinimeve

Zvicra është përpara fqinjëve të saj Austri, Francë, Itali dhe Gjermani

Pavarësisht se ka porositur 35 milion vaksina nga katër prodhues të ndryshëm, Zvicra mbetet prapa shumë kombeve në Evropë kur bëhet fjalë për numrin e vaksinave të administruara për 100,000 banorë, transmeton albinfo.ch.

Platforma evropiane e statistikave “Statista” tregon se me 10.96 inokulime për 100,000, Zvicra është në vendin e 15-të, nën Mbretërinë e Bashkuar (35,9), vendet skandinave, disa shtete në Evropën Lindore, si dhe Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Maltën.

Sidoqoftë, Zvicra është përpara fqinjëve të saj Austri, Francë, Itali dhe Gjermani.