Futboll
Zvicra po humb talentet shqiptarë, 14 futbollistë zgjedhin Shqipërinë dhe Kosovën
Një analizë nga portali zviceran “Nau.ch” ka nxjerrë në pah një fenomen të rëndësishëm në futbollin evropian: shumë futbollistë të rinj me prejardhje shqiptare, të rritur në Zvicër dhe të formuar në akademitë zvicerane, po zgjedhin të përfaqësojnë Shqipërinë ose Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Rasti më i fundit është ai i portierit Eman Kospo, i cili vendosi të luajë për Bosnjë-Hercegovinën, duke refuzuar opsionin për të përfaqësuar Zvicrën.
Sipas analizës, 14 lojtarë me origjinë shqiptare që kanë kaluar nëpër sistemin e moshave të Zvicrës kanë zgjedhur rrugë të ndryshme, duke përfaqësuar Shqipërinë apo Kosovën, përkundër mundësisë për të qenë pjesë e kombëtares zvicerane.
Në mesin e tyre janë edhe emra të njohur që kanë lënë gjurmë në futbollin ndërkombëtar. Nedim Bajrami, për shembull, pasi luajti 51 ndeshje me grupmoshat e Zvicrës, vendosi në vitin 2021 të veshë fanellën kuqezi të Shqipërisë. Ai hyri në histori në “Euro 2024” duke shënuar golin më të shpejtë ndonjëherë në një Kampionat Evropian, përballë Italisë.
Edhe Florent Hadërgjonaj, i cili kishte një paraqitje me ekipin A të Zvicrës në një miqësore, zgjodhi Kosovën në vitin 2019 dhe ka zhvilluar 38 ndeshje për “Dardanët”, me një gol dhe katër asistime në kualifikime të mëdha.
Ndër figurat më interesante është Albert Bunjaku, tani trajner i Kosovës U19. Ai ka luajtur për Zvicrën, por pas pranimit të Kosovës në UEFA në vitin 2016, luajti edhe për Kosovën.
Ja cilët janë futbollistët që i kthyen shpinën Zvicrës:
Ata që zgjodhën Kosovën:
Bledian Krasniqi – 38 ndeshje me moshat e Zvicrës
Toni Domgjoni – 25 paraqitje
Benjamin Kololli – pa paraqitje me Zvicrën
Betim Fazliji – 2 paraqitje
Mirlind Kryeziu – 23 paraqitje
Florent Hadërgjonaj – 1 ndeshje me ekipin A të Zvicrës
Amir Shaipi – 18 paraqitje
Ata që zgjodhën Shqipërinë:
Nedim Bajrami – 51 paraqitje me Zvicrën
Amir Abrashi – 43 paraqitje
Taulant Xhaka – 44 paraqitje
Frederic Veseli – 57 paraqitje
Shkëlzen Gashi – 46 paraqitje
Berat Gjimshiti – 20 paraqitje
Shkaqet për këto zgjedhje janë të ndryshme nga konkurrenca e lartë në kombëtaren e Zvicrës, deri te ndjenja e identitetit kombëtar dhe dëshira për të kontribuar për vendin e origjinës.
Ky trend ka shtuar debatet në Zvicër, ndërsa Shqipëria dhe Kosova po përfitojnë nga përvoja dhe cilësia e talenteve të rritur në një sistem futbolli shumë të zhvilluar.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











