Lajme
Zvicra po frenon përhapjen e virusit: Pesë arsye për të qenë optimist
Numri i rasteve po bie në Zvicër, shtretërit janë falas në spitale, shkalla e përhapjes, e vogël, testet e shpejta dhe vaksina e fundit që premton shumë, janë pesë arsye që sipas autoriteteve shëndetësore zvicerane janë optimsite dhe plot shpresë.

Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH), në një prononcim për media, i ka bërë publikut zviceran me dije se duhet të jenë optimistë në lidhje me frenimin e përhapjes së koronavirusit, edhe pse “valët e dyta janë të vështira dhe zakonisht zgjasin më gjatë”, transmeton albinfo.ch.
Numri i rasteve po bie
BAG ka disa ditë që raporton ulje të të infekuarve në raport me ditët e tjera, apo saktësisht me javët që kaluan pas, ku numri ishte dukshëm më i lartë, thanë autoritetet shëndetësore.
Shtretër të bollshëm në spitale
Disa javë më parë, zyrtarët kishin frikë nga mbipopullimi i njësive të kujdesit intensiv (ICU). Në fakt, disa spitale në kantonet frëngjishtfolëse u desh të transferonin disa pacientë në ambientet mjekësore më pak të ngarkuara në pjesën zvicerano-gjermane.
Për momentin, megjithatë, 28.6 për qind e të gjitha shtretërve janë ende në dispozicion, siç tha të martën Andreas Stettbacher, përfaqësuesi i Këshillit Federal për shërbimin e koordinuar mjekësor.
Kjo do të thotë që 318 nga 1,109 shtretër ICU në spitalet zvicerane janë falas. Në përgjithësi, pacientët Covid-19 zënë rreth një të pestën e të gjithë shtretërve spitalorë të kujdesit kritik.
Shkalla e riprodhimit (R)
Kjo është një mënyrë për të vlerësuar aftësinë e Covid për t’u përhapur. Thuhet se shkalla aktuale e R në Zvicër është 1.05. Do të thotë që 10 persona të infektuar kontaminojnë mesatarisht 10.5 persona.
Ndërsa qëllimi është të mbahet R nën një, “norma aktuale është më e ulët sesa ka qenë në muaj”, thanë zyrtarët.
Testet e shpejta
Futur në disa kantone zvicerane këtë javë, këto ‘teste të shpejta antigjeni’, të cilat japin një rezultat brenda 15 deri në 20 minuta – në vend të 24 deri në 48 orë për teste konvencionale – do të bëjnë të mundur zbulimin e rasteve pozitive më shpejt.
“Qëllimi i kësaj strategjie është të zbulojë sa më shumë infeksione. Kjo është mënyra e vetme e thyerjes sistematike të zinxhirëve të infeksionit, e cila është thelbësore për menaxhimin e epidemisë”, tha FOPH.
Disa qindra nga këto teste kryhen aktualisht çdo ditë dhe tendenca po rritet, thanë zyrtarët.
Vaksina
Ndërsa nuk është ende gati për përdorim, një vaksinë e re e koronavirusit e zhvilluar nga kompanitë e farmacisë Pfizer dhe BioNTech po tregon ‘efikasitet të lartë’ në këtë fazë të procesit të testimit, tha FOPH.
Kjo është vetëm një nga disa vaksinat që janë duke u zhvilluar dhe testuar aktualisht, dhe qeveria nënshkroi kontrata me disa prodhues të ndryshëm./Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk "Është një mundësi për të ndarë muzikën me një audiencë të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe për të...
-
Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht