Shkurt.ch
Zvicra, përparim në luftën kundër racizmit
Ajo ka marrë komplimente sidomos për programet kantonale të integrimit (KIP) për njerëzit me prejardhje të huaj etj.

Viteve të fundit Zvicra ka arritur rezultate të mira në luftën kundër racizmit, gjegjësisht ka përmirësuar pozitën e saj në këtë drejtim. Ky është konstatimi i raportit që ka publikuar të martën Komisioni Kundër Racizmit i Këshillit të Evropës. Komisioni në fjalë ka lavdëruar “angazhimin në vazhdimësi të autoriteteve zvicerane dhe gjykimin e padyshimtë që ato i bëjnë racizmit dhe ksenofobisë”.
Ai ka dhënë komplimente sidomos për programet kantonale të integrimit (KIP) për njerëzit me prejardhje të huaj, pastaj arsimimin më të mirë të policëve në lëmin e të drejtave të njeriut si dhe ofertat e disa kantoneve në mbështetje të personave LGBT (lesbike, homoseksuale, biseksuale dhe transseksuale).
Por, sipas raportit në fjalë në Zvicër vazhdon të ketë njerëz që diskriminohen. Në radhë të parë si të diskriminuar konsiderohen romët dhe jenische (grup etnik shëtitës) si dhe njerëzit me ngjyrë. Këta të fundit janë më shpesh se të tjerët cak i kontrollimit të policisë, vetëm nga shkaku i lëkurës së zezë, konstaton raporti.
Por, ndër kategoritë e goditura më shpesh nga diskriminimi në Zvicër edhe më tutje bëjnë pjesë edhe homoseksualët dhe lesbiket. Për këtë arsye, komisioni kundër Racizmit rekomandon që edhe orientimi seksual të përfshihet në normën kundër racizmit.
Diskriminimi vazhdon të jetë aktual edhe në fushën e punësimit të të huajve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova do të jetë pjesë në Javën Evropiane të Kulturës në Gjermani Kosova në Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2025...
-
Vetëm 7 votues nga diaspora kanë denoncuar se s’kanë marrë fletën e votimit
-
U gjet e pajetë e lidhur pas pemës, detaje nga vdekja e shqiptares në Itali
-
Ekuipazhi i ‘Wizz Air’ akuzoi gabimisht pasagjerët për vjedhjen e telefonit të rojes së sigurisë
-
Po kërkohej nga Austria, arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga rritja e çmimeve postare dhe rregullat e reja të banesave në Vjenë te rritja e...
-
Austri: 2500 vende të rezervuara për punëtorë sezonalë nga Ballkani Perëndimor
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë