Kosova
Zvicra përkrah iniciativën e Parimeve për Ballafaqimin me të Kaluarën
Zvicra po përkrah iniciativën e rëndësishme të Parimeve për Ballafaqimin me të Kaluarën (@DwPKosovo), promovuar nga organizata të shoqërisë civile dhe një grup profesionistësh në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën.
Parimet mbi Ballafaqimin me të Kaluarën është një iniciativë qytetare e promovuar nga organizata të shoqërisë civile dhe një grup profesionistësh në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën. Ky grup ka nisur një iniciativë të përbashkët për të hartuar dhe aprovuar një sërë parimesh që do të informojnë dhe udhëzojnë akterët politikë dhe publikë se si t’i trajtojnë viktimat, të mbijetuarit/at, të kaluarën e dhimbshme dhe narrativat historike. Kjo nismë synon të parandalojë diskursin dhe veprimet e dëmshme në lidhje me trashëgiminë e konfliktit përmes respektimit të dhjetë parimeve në vijim:
- Viktimat dhe të mbijetuarit/at e konfliktit të armatosur duhet tëtrajtohen me integritet dhe dinjitet
- Viktimat dhe të mbijetuarit/at duhet të jenë në qendër të të gjitha aktiviteteve dhe diskursit publik të BmK
- Identiteti i viktimave dhe të mbijetuarve/ave dhe familjarëve të tyre duhet të mbrohet
- Barazia, gjithë përfshirja dhe pajtimi duhet të promovohen nga të gjithë
- Qasja e bazuar në gjini duhet të jetë pjesë e të gjitha proceseve të BmK
- Personat që janë dënuar për krime në lidhje me konfliktin nuk duhet të mbajnë pozita publike ose të trajtohen si heronj kombëtarë
- Keqbërjet dhe krimet e luftës nuk duhet të atribuohen kolektivisht
- Diskursi publik mbi BmK duhet të jetë i bazuar në prova
- Gjuha e urrejtjes duhet të kundërshtohet në çdo nivel
- Identiteti i dëshmitarëve duhet të mbrohet
Këto Parime mbi Ballafaqimin me të Kaluarën në kontekstin e Kosovës u inicuan nga koalicioni joformal i pesë organizatave dhe një eksperteje: Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, Iniciativa e reShoqërore, Integra, Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) dhe Nora Ahmetajt.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










