Lajme

Zvicra, për herë të parë në historinë e saj, ka më shumë import se sa eksport të djathit

E çuditshme, por e vërtetë: Zvicra importon më shumë djathë

Kush ka dëgjuar për Zvicrën duke blerë djathin e saj nga jashtë?

Për herë të parë në historinë e regjistruar të prodhimit të djathit zviceran, importet e djathit të vendit tani tejkalojnë vëllimin e eksporteve, përcjell albinfo.ch.

Arsyeja për këtë fenomen të ri është se ndërsa numri i fermave zvicerane të qumështit po zvogëlohet ndjeshëm, çmimi i qumështit – një përbërës thelbësor në djathë – nuk mbulon më kostot e prodhimit.

Të detyrosh të importosh djathë në Zvicër është “një absurditet”, sipas Boris Beuret, president i organizatës ombrellë të prodhuesve zviceranë të qumështit.