Tematike
Zvicra, nxënëse e dobët në integrimin e të huajve
Zvicra klasifikohet në vendin e parafundit e shteteve industriale lidhur me integrimin e migrantëve dhe luftës kundër diskriminimit
Zvicra, nxënëse e dobët në integrimin e të huajve Sipas klasifikimit të MIPEX III, politika helvetike e integrimit nuk i përmbushë gjithnjë standardet e Bashkimit Evropian (BE) dhe të Këshillit të Evropës (KE).
Agjencia e njohur AP, ka publikuar një artikull, të cituar nga mediat zvicerane, në të cilat thuhet se “Zvicra është një nxënëse e dobët lidhur me integrimin e migrantëve dhe luftës kundër diskriminimit”, është ky një klasifikim ndërkombëtar i realizuar nga “MIPEX III” (“Migrant Integration Policy Index”) të publikuar nga Këshilli britanik, pozitë kjo me të cilën Zvicra zë vendin e parafundit të renditjes, në mesin 31 shteteve industriale, për sa i përket mbrojtjes kundër diskriminimit, është ankuar të martën Komisioni Federal kundër racizmit (CFR).
“Indeksi i politikës së integrimit të migrantëve MIPEX III është një instrument i cili shërben për të analizuar dhe krahasuar kuadrin normativ në integrimin e migrantëve në të gjithë shtetet e Bashkimit Evropian (BE), në Kanada, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Norvegji dhe në Zvicër”, përkujton CFR.
Në klasifikimin e përgjithshëm, Zvicra figuron në vendin e 23-të, ndërsa për sa i përket luftës kundër diskriminimit, ajo gjendet në vendin e 30-të. Zvicra “nuk posedon legjislacion të plotë për të luftuar kundër diskriminimit”, thuhet më tej në raport. Përpos kësaj, mekanizmat e aplikimit të normave janë “të ulëta”, përderisa shërbimet përgjegjëse për barazi “nuk kanë kompetenca të mjaftueshme”.
Për më tepër, “në këtë drejtim nuk është vërejtur asnjë përparim që nga vlerësimi i fundit, i realizuar në vitin 2007”. “Edhe po që se rezultatet varen nga metodat e hulumtimeve të zbatuara, ato duhet të inkurajojnë një reflektim të mëtutjeshëm të legjislacionit zviceran në luftën kundër diskriminimit”, potencon CFR.
Komisioni ka përkujtuar se këto dhjetë rekomandime të publikuara vitin e fundit, janë ende të vlefshme. Bëhet fjalë kryesisht për boshllëqet e arsenalit legjislativ zviceran “duke përfshirë edhe të drejtën private dhe ate të mbikëqyrjes së dispozitave ligjore për ndalesën e diskriminimit racor”. Për CFR-në, “strukturat e këshillimit dhe ndërmjetësimit” në Zvicër duhet përforcuar për të trimëruar zbatimin efikas të luftës kundër diskriminimit.
Vendi gjithashtu ka nevojë për një “politikë të integrimit aktiv i cili gjithashtu tematizon diskriminimet, pasi promovimi i barazisë dhe një betejë efikase kundër diskriminimit, janë kushte të domosdoshme për një integrim të suksesshëm”.
Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Zvicra tashmë ishte përkrahur nga Komiteti i OKB-së për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Raporti i saj përmbante 31 rekomandime dhe kërkesa të autoriteteve zvicerane, që kishin të bënin në radhë të parë me shqetësimet se disa kategori të popullatës mund të jenë të diskriminuara, posaçërsiht femrat, minoritetet e huaja dhe shtresat më të ulëta.
Komiteti e kishte rekomanduar Zvicrën që të krijojë një organizëm të pavarur kombëtar për të drejtat e njeriut, me personel dhe mjete, për të zbatuar parimet e Parizit. Ai, gjithashtu kërkoi që të përforcohet legjislacioni kundër çdo forme të diskriminimeve në suaza ekonomike, sociale dhe kulturore.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










