Shkurt.ch
Zvicra nuk mundet t`i dëbojë qindra të huaj që kanë shkelur ligjin
Në fund të tetorit, në Zvicër numroheshin gjithsej 337 të huaj që nuk mund të riatdhesoheshin për faktin se përkatësia e tyre shtetërore nuk ishte sqaruar ose nuk është arritur të dëshmohet
Është një numër i konsiderueshëm i të huajve që kanë shkelur ligjin, të cilët Zvicra nuk mund t`i dëbojë në vendet e tyre të prejardhjes. Fjala është për personat delikuentë që nuk kanë dokumente të vlefshme, të cilëve nuk mund t`u konstatohet përkatësia shtetërore ose që vijnë nga shtete të cilat nuk duan t`i pranojnë ata. Me këtë temë është marrë gazeta “NZZ am Sonntag” në numrin e sotëm.
Në fund të tetorit, në Zvicër numroheshin gjithsej 337 të huaj që nuk mund të riatdhesoheshin për faktin se përkatësia e tyre shtetërore nuk ishte sqaruar ose nuk është arritur të dëshmohet, transmeton albinfo.ch. “Numri i të burgosurve të dënuar dhe që nuk kanë përkatësi të sqaruar shtetërore ka tendencë të rritjes”, thotë për gazetën një funksionar i burgjeve për kantonet e Zvicrës veriperëndimore dhe qendrore.
Kështu, aktualisht kuota e të huajve që nuk mund të dëbohen është ngjitur në 8.1 për qind, ndërkohë që në vitin 2012 ka qenë vetëm 4.9%, transmeton albinfo.ch. Ky problem lind te të ashtuquajturit “turistë kriminelë”, të cilët në Zvicër nuk kanë leje qëndrimi por vijnë këtu vetëm për të kryer delikte.
Por, edhe kur përkatësia shtetërore sqarohet plotësisht, ndodh që dëbimi ose riatdhesimi i kriminelëve të tillë të dështojë. Kjo ndodh pasi që ka shtete të cilat nuk pranojnë t`i marrin kriminelët “e tyre”, edhe pse Zvicra me këto shtete, si për shembull me Algjerinë, ka prej vitesh marrëveshje të pranimdorëzimit.
Statistika në këtë kontekst tregon se problemi është edhe më i madh. Janë më shumë se 700 shtetas të Algjerisë që jetojnë në Zvicër edhe pse nuk kanë leje qëndrimi këtu, përcjell albinfo.ch. Ngjashëm qëndron puna edhe me rreth 280 shtetas të Marokut, 290 të Etiopisë, 260 të Kinës dhe nga 150 të Irakut e të Tunizisë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










