Lajme
Zvicra nuk ka plane për kontrolle të rrepta në kufirin me Italinë
Zvicra aktualisht nuk dëshiron të vendosë kontrolle të rrepta në kufirin me Italinë, tha këshilltarja federale Elisabeth Baume-Schneider të enjten në margjinat e takimit të Ministrave të Brendshëm të BE-së në Luksemburg, shkruan swissinfo.
Në përgjigje të numrit të lartë të refugjatëve dhe emigrantëve, Gjermania njoftoi se do të vendosë kontrolle kufitare me Zvicrën.
Baume-Schneider, e cila drejton departamentin e drejtësisë, ka treguar se e ka kuptuar vendimin e Gjermanisë pas një aksidenti fatal të ndodhur së fundmi, ndërsa po aludonte për një incident në Gjermaninë juglindore, ku një automjet i dyshuar për kontrabandë u përplas duke ikur nga policia javën e kaluar dhe shtatë persona u vranë, përcjell albinfo.ch.
Zvicra nuk dëshiron të vendosë kontrolle të rrepta kufitare me Italinë. Tashmë ka rritur numrin e personelit në trupat e rojeve kufitare dhe aktualisht janë të mjaftueshme kontrolle më selektive, tha ministri i qeverisë.
Shumë rajone zvicerane në kufi, si kantonet Ticino dhe Basel kanë lidhje të ngushta ekonomike me fqinjët.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









