Jeta në Zvicër
Zvicra: një vend i shtetasve të dyfishtë?
Gjithsej 45,000 njerëz u natyralizuan në Zvicër në vitin 2017: 2,000 më shumë se një vit më parë
Çdo i pesti zviceran ka nënshtetësi të dyfishtë. Në Gjenevë, gati gjysma e popullsisë (45 %) ka nënshtetësi të dyfishtë.
Televizioni publik zviceran, SRF ka bërë një vështrim më të hollësishëm se pse banorët me pasaporta të huaja janë të prirur për të marrë nënshtetësinë zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Gjatë verës, në ndeshjen fituese kundër Serbisë gjatë Kupës së Botës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, dy lojtarë të ekipit kombëtar zviceran, festuan me shqiponjë.
Ky akt polemik ka nisur një debat të gjerë në Zvicër mbi shtetësinë e dyfishtë. Në fakt, shumica e lojtarëve në ekipin kombëtar janë qytetarë të dy vendeve – siç është çdo i pesti zviceran, përcjell albinfo.ch.
Sipas shifrave të publikuara nga Zyra Federale Statistikore në shtator, shkalla e nacionalitetit të dyfishtë tejkalon 20% në kantonet e Cyrihut, qytetit të Bazelit, Ticinos, Vaudit dhe Neuchâtel.
Kantonet me përqindjen më të ulët të shtetasve zviceranë me pasaportë të dytë janë: Berna, Uri, Schwyz, Obwalden, Nidvaldeni, Appenzell Inner Rodos dhe Appenzell Outer Rhodes, të cilat nuk kalojnë 10%.
64.4% kanë marrë shtetësinë zvicerane nga natyralizimi, ndërsa 35.6% kanë lindur.
Gjithsej 45,000 njerëz u natyralizuan në Zvicër në vitin 2017: 2,000 më shumë se një vit më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











