Kosova
Zvicra, një nga vendet nga ku blejnë ar qytetarët e Kosovës
Dita-ditës vendi më i varfër në rajon po mbushet me ar. Vetëm gjatë këtij viti në Kosovë kanë hyrë mbi 360 kilogramë metale të çmuara, vlera e të cilave sillet rreth 1.5 milion euro
Përderisa një pjesë e madhe e qytetarëve në Kosovë e kalojnë gjithë ditën me vetëm 1 euro e 70 centë, të tjerë po i shpenzojnë paratë e tyre në luks. Një pjesë të mirë të hyrave vjetore, kosovarët i shpenzojnë çdo vit duke blerë ar.
Madje, nëse shikohen statistikat e Doganës së Kosovës del se për çdo vit ata shpenzojnë mbi 1 milion euro në metale të çmuara.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci i ka thënë Gazetës Express se vetëm gjatë këtyre shtatë muajve në vend ka hyrë ari në vlerë mbi 1.5 milion euro.
“Gjatë këtij (deri në fund te muajit gusht) kemi rreth 360 kg metale te çmuara ne import. Derisa vlera e produkteve kryesisht është Turqia dhe Italia por edhe vendet tjera”, ka thënë Stavileci, përcjell albinfo.ch.
Miliona në ari, kosovarët po del të kenë shpenzuar edhe gjatë viteve të kaluara.
Sipas statistikave të Doganës, vetëm gjatë pesë viteve të fundit ata kanë shpenzuar hiç më pak se 7 milionë e 340 mijë e 467 euro në ari. Me gjithë këto para janë blerë mbi 2 mijë e 600 kilogramë metale të çmuara.
Ndërkohë, vendet prej të cilave janë importuar janë kryesisht Turqia dhe Italia, por jo vetëm.
Kosovarët blejnë ari edhe nga Austria, Zvicra, Kina, Gjermania, Spanja, Polonia, Republika Qeke e Tajlanda. Ndërkohë, një sasi e arit viteve të fundit është blerë edhe nga Tajvani, Kamboxhia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














