Lajme
Zvicra ngec në zhvillimin e burimeve të rinovueshme, radhitet në vendin e 22-të në Europë
Arritja e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050 është një nga objektivat e shpallura të Zvicrës. Këshilli Federal synon ta përmbushë këtë qëllim, ndër të tjera, përmes zgjerimit të burimeve të rinovueshme të energjisë si energjia diellore dhe ajo e erës.
Megjithatë, sipas Fondacionit Zviceran për Energjisë (SES), progresi i Zvicrës mbetet i ngadaltë në krahasim me fqinjët evropianë. Në zhvillimin e prodhimit të energjisë nga dielli dhe era, Zvicra renditet në vendin e 22-të nga 28 vende të Europës. Ndër tetë vendet që e rrethojnë, ajo është në vendin e parafundit.
Sipas SES, përqindja e energjisë elektrike nga burimet e reja të rinovueshme në konsumin total të energjisë elektrike të Zvicrës është vetëm 11.2%, shumë më e ulët se mesatarja evropiane prej 28.3%. Në këtë tregues, Zvicra zë vendin e 24, transmeton albinfo.ch.
Era ngec, dielli përparon
Pozicionimi i dobët i Zvicrës lidhet kryesisht me mungesën e zhvillimit në energjinë e erës. Ndërkohë, sipas SES, energjia diellore ka shënuar përparim. Në vitin 2024, Zvicra u ngjit në vendin e 11-të për prodhimin diellor për frymë, duke arritur në 681 kilovat orë (kWh) për frymë, pavarësisht kushteve të pafavorshme të diellit.
Në anën tjetër, prodhimi nga energjia e erës mbetet në nivel shumë të ulët vetëm 19 kWh për frymë duke e renditur Zvicrën në vendin e 25-të nga 28 vendet e studiuara.
Liderët evropianë në energji të rinovueshme
Danimarka kryeson listën, duke mbuluar mbi 75% të konsumit të saj të energjisë elektrike me energji diellore dhe të erës. Holanda dhe Suedia janë liderët përkatës në energjinë diellore (1,206 kWh për frymë) dhe atë të erës (3,930 kWh për frymë).
Vendet që renditen më poshtë se Zvicra në këtë analizë janë Malta, Sllovenia, Rumania, Çekia, Letonia dhe Sllovakia.
Nevojiten përpjekje të mëtejshme
Megjithëse potenciali për prodhimin e energjisë nga burimet diellore dhe të erës po rritet në Zvicër, ai është ende larg shfrytëzimit të plotë. Për të arritur objektivat e parashikuara në Ligjin për Energjinë Elektrike, kërkohen përpjekje të mëtejshme. Po ashtu, SES thekson rëndësinë e një marrëveshjeje për energjinë elektrike me BE-në si thelbësore për suksesin afatgjatë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











