Kosova
Zvicra nënshkroi në Davos marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kosovën
Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin është shprehur i kënaqur me marrëveshjen, veçanërisht për shkak të diasporës së madhe kosovare në Zvicër
Zvicra nënshkroi të mërkurën në Davos një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kosovën. Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministri zviceran i Ekonomisë Guy Parmelin dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Ky është një hap i madh për Kosovën”, theksoi Kurti dhe nga kjo mund të përfitojë edhe Zvicra. Në Kosovë, kostot e pagave janë të ulëta dhe fuqia punëtore është e trajnuar mirë”, transmeton albinfo.ch. Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin është shprehur i kënaqur me marrëveshjen, “veçanërisht për shkak të diasporës së madhe kosovare në Zvicër”.
Parmelin theksoi marrëdhëniet shumëvjeçare me Kosovën. Së pari në formën e ndihmës humanitare dhe tani me një marrëveshje “moderne dhe ambicioze” të tregtisë së lirë. Përveç kësaj, imazhi i diasporës së Kosovës në Zvicër është i mirë. Ajo është e integruar mirë dhe ka themeluar kompani në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Kurti foli edhe për lidhjet historike mes vendit të tij dhe Konfederatës Zvicerane. Ndër të tjera ai ka falënderuar Zvicrën për ndihmën e dhënë në vitet 80-90. Ai gjithashtu kujtoi se Zvicra është ende e përkushtuar për të promovuar paqen në Kosovë me operacionin e ushtrisë Swisscoy.
Shtetet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) – Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra – kanë lidhur një marrëveshje të tregtisë së lirë (MTL) me Kosovën në një ceremoni në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror (WEF), shkruan albinfo.ch
Përfaqësuesit e pesë vendeve ishin të pranishëm në Shtëpinë e Zvicrës.
Negociatat filluan në vitin 2022 dhe përfunduan më 26 shtator të kaluar. Marrëveshja parasheh liberalizimin e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, u tha në një konferencë të përbashkët për media.
Sipas shifrave federale, vëllimi i tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në vitin 2023 ishte 137 milionë franga.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











