Jeta në Zvicër
Zvicra në vendin e parë për tërheqjen dhe zhvillimin e talenteve
Për gjashtë vitet e fundit, Indeksi Global i Talenteve të Konkurueshmërisë (GTCI) ka renditur shtetet dhe qytetet në aftësinë e tyre për të tërhequr, zhvilluar dhe mbajtur talentet

Zvicra ndodhet në vendin e parë edhe në një renditje. Atë për tërheqjen dhe zhvillimin e talenteve, shkruan albinfo.ch.
Kur vjen puna për të bërë një vend, një qytet apo një organizatë konkurruese, ka një përbërës thelbësor – njerëzit.
Për gjashtë vitet e fundit, Indeksi Global i Talenteve të Konkurueshmërisë (GTCI) ka renditur shtetet dhe qytetet në aftësinë e tyre për të tërhequr, zhvilluar dhe mbajtur talentet.
GTCI është një raport vjetor i krahasimit të përpiluar nga shkolla ndërkombëtare e biznesit “INSEAD” me “Grupin Adecco” dhe “Tata Communications”. Ai mat dhe rendit 119 vende dhe 90 qytete në bazë të aftësisë së tyre për të rritur, tërhequr dhe mbajtur talentet.
Zvicra ndodhet në vendin e parë, pasi është e mirë në gjashtë shtyllat e kësaj renditjeje, derisa veçanërisht në mbajtjen e talenteve dhe ofron një mjedis ideal ekonomik në aspektin e tregut rregullator, të tregut, të biznesit dhe të punës.
Në vendin e dytë është Singapori, derisa në atë të tretë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Norvegjia dhe Suedia plotësojnë pesë vendet e para.
Gjithashtu kjo renditje vlen edhe për qytetet. Edhe në këtë renditje, një qytet zviceran ndodhet në vendin e parë.
Cyrih është në vendin e parë, duke u pasuar nga Stokholmi, Oslo, Kopenhaga dhe Helsinki.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz