Bota
Zvicra, në mesin e vendeve më të mira për emigrantët
Zvicra ka marrë nota pozitive jo vetëm për ekonominë, por edhe për masat integruese për emigrantët, siç janë edhe kurset e gjuhës
Zvicra është njëra nga tri vendet më të mira për emigrantët, në një renditje të re sipas një studimi amerikan U.S. News and World Report, përcjell albinfo.ch.
Në këtë studim amerikan Suedia figuron në vendin e parë, e ndjekur nga Kanadaja, Zvicra, Australia dhe Gjermania.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend i cili u themelua kryesisht nga emigracioni masiv, vjen në vendin e shtatë.
U.S. News and World Report për të krijuar këtë listë kishte marrë për bazë masa të tilla, si stabiliteti ekonomik, barazia e të ardhurave dhe tregjet e punës, duke përdorur një studim të veçantë të opinioneve të më shumë se 21.000 udhëheqësve të biznesit dhe elitave të tjera si dhe anëtarëve të publikut.
Suedia ishte bërë një destinacion popullor për refugjatët nga Afrika dhe Lindja e Mesme gjatë viteve të fundit, duke marrë më shumë emigrantë sesa çdo komb tjetër evropian në kulmin e fluksit të emigrantëve në vitin 2015.
Suedia nuk ishte vendi i vetëm që ka mirëpritur emigrantët; Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka gjithashtu janë në 10 pozitat e para të renditjes, kryesisht për shkak të perceptimeve të favorshme të gjetura në studimin mbi ekonomitë e tyre dhe përkushtimin ndaj barazisë së të ardhurave.
https://www.usnews.com/news/
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










