Jeta në Zvicër
Zvicra në mesin e top vendeve me më shumë azilkërkues ilegalë
Vendet e BE-së që prijnë nga numri i lartë i personave që qëndrojnë ilegalisht janë: Gjermania, Austria, Zvicra e po ashtu edhe Bullgaria. Megjithatë, edhe në këto vende është shënuar një ulje e numrit të qëndruesve ilegalë
Grupet kriminale në Kosovë dhe Shqipëri kanë një rol të rëndësishëm në kontrabandimin dhe shpërndarjen e heroinës nëpër shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Kështu thuhet në një raport të agjencisë së Bashkimit Evropian për Kontrollin e Kufijve, FRONTEX.
“Rruga e Ballkanit mbetet korridor kyç në hyrjen e heroinës në BE. Grupet kriminale nga Kosova dhe Shqipëria, së bashku me grupet e tjera kriminale të Ballkanit, luajnë një rol kyç në kontrabandimin e heroinës për në Evropë”, thuhet në raportin e FRONTEX, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Një rrugë tjetër, prej nga llojet e ndryshme të drogave arrijnë në Evropë është ajo që shtrihet nga Afganistani përmes Pakistanit, Gjirit Persik dhe Oqeanit Indian deri tek Afrika Lindore dhe pastaj përmes rrugëve detare përfundon në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Pjesa më e madhe e dërgesave të drogës së llojit kokainë kontrabandohen në Evropë direkt nga Amerika Latine, përmes kontejnerëve dhe anijeve të ndryshme, thuhet në raport.
Raporti shton se sasia e kokainës që konsumohet në vendet e Bashkimit Evropian brenda një viti arrin në 120 tonë ose e që kap vlerën e 27 miliardë eurove.
Në raport po ashtu janë publikuar shifrat e kalimeve ilegale të kufijve të BE-së ku është shënuar një rënie prej 60 për qind. Në vitin 2017, bazuar në raport, janë bërë mbi 700 mijë aplikime për azil.
Vendet e BE-së që prijnë nga numri i lartë i personave që qëndrojnë ilegalisht janë: Gjermania, Austria, Zvicra e po ashtu edhe Bullgaria. Megjithatë, edhe në këto vende është shënuar një ulje e numrit të qëndruesve ilegalë.
Ndërkohë raporti flet edhe për azilkërkuesit nga Kosova. Gjatë vitit 2017 raporti thotë se 4055 qytetarë u kthyen në Kosovë nga shtetet e Bashkimit Evropian.
Këto kthime janë cilësuar si efektive në raportin e FRONTEX-it. Rreth 3 mijë shtetas të Kosovës nuk kanë pranuar të kthehen vullnetarisht në Kosovë, për këtë arsye shtetet anëtare të BE-së janë detyruar që t’i kthejnë ata me forcë në atdheun e tyre.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












