Jeta në Zvicër
Zvicra, në konferencën kundër martesave të dhunshme dhe gjymtimit gjenital të femrave
Synetia ose gjymtimi gjenital i femrave është i përhapur veçanërisht në Afrikë dhe në pjesë të Azisë, ku brenda vitit janë në rrezik akut 3 milionë vajza
“Një ardhmëri pa gjmtim gjenital (syneti) të femrave dhe martesa të dhunshme të fëmijëve”. Ky është synimi që ka në fokus tubimi “Girl Summit 2014” (Konferenca e vajzave), i cili po mbahet sot në Londër. Në konferencë merr pjesë si përfaqësuese e Zvicrës ambasadorja Nicole Wyrsh, përgjegjëse për çështje të politikës së të drejtave të njeriut në Departamentin e Punëve të Jashtme të Zvicrës (EDA).
Vlerësohet se brenda vitit në botë 14 milionë vajza martohen në mënyrë të detyruar, më të rejat ndër to janë vetëm tetë vjeçare. Synetia ose gjymtimi gjenital i femrave është i përhapur veçanërisht në Afrikë dhe në pjesë të Azisë, ku, sipas vlerësimeve të OKB-së brenda vitit janë në rrezik akut 3 milionë vajza. 125 milionë femra vlerësohet se tashmë janë të synetuara në gjithë botën, në disa vende afrikane madje 9 nga 10 femrat janë të prekura nga kjo. Ky fenomen i pengon vajzat në zhvillimin e tyre dhe ndikon në shëndetin e tyre psikik, fizik dhe seksual. Përmes migrimit kjo praktikë është bartur edhe në Zvicër, thuhet në një komunikatë të EDA-s.
Objektiv i “Girl Summit 2014”, në të cilin marrin pjesë rreth 800 përfaqësues/e qeverish dhe ekspertë nga shoqëria civile dhe organizata ndërkombëtare është ngritja e një lëvizjeje në nivel botëror që do të mundësonte zhdukjen e këtyre dy praktikave brenda një gjenerate
Ndër masat që “Girl Summit” do të marrë në këtë drejtim janë aksionet në nivele nacionale, implementimi i ligjeve, transmetimi i dijes dhe aftësive si dhe një ofertë me institucione dhe shërbime për gratë dhe vajzat të prekura.
Nicole Wyrsch, ambasadore për të drejtat e njeriut në EDA, para pjesëmarrësve të konferencës pritet të prezantojë aktivitetet e shumta të mbajtura ë Zvicër rreth kësaj teme. Është synim i këtyre aktiviteteve që të përfitohen edhe diasporat.
Por, angazhimi i Zvicrës në këtë drejtim shprehet në radhë të parë përmes ligjit federal mbi masat kundër martesave të dhunshme, që ka hyrë në fuqi në korrik 2013. Në këtë mes hyn edhe programi i masave kundër martesave të dhunshme për periudhën 2013-2015.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











