Lajme
Zvicra në debat për Fondin për Klimën: Investimet miliardëshe në rrezik
Parlamenti zviceran ka nisur diskutimin mbi iniciativën e propozuar nga Partia Socialdemokrate (SP) dhe Të Gjelbrit, e cila synon krijimin e një Fondi për Klimën. Qëllimi i këtij fondi është financimi i qëndrueshëm i masave për dekarbonizimin e transportit, ndërtesave dhe ekonomisë së vendit.
Por iniciativës po i shtohen pengesat. Partitë e qendrës dhe të djathtës (SVP, FDP, Partia e Qendrës dhe Liberalët e Gjelbër) kanë shprehur kundërshtim të fortë ndaj planit, duke e cilësuar atë të kushtueshëm dhe të paqëndrueshëm për financat publike. Këshilli Federal gjithashtu rekomandon refuzimin e saj.
Çfarë parashikon iniciativa?
Fondi për Klimën do të financohej nga shteti me deri në 7.7 miliardë franga zvicerane në vit, për dekada me radhë.
Propozuesit kërkojnë që fondi të mos i nënshtrohet “rregullit të frenës së borxhit”.
Krahasimi me shpenzimet për mbrojtjen kombëtare po përdoret për të justifikuar madhësinë e fondit.-
Propozimi alternativ: Taksa ndaj ndotësve
Liberalët e Gjelbër kanë paraqitur një kundërpropozim indirekt, i cili nuk bazohet në subvencione, por në vendosjen e taksave për ndotësit, duke synuar që ata që ndotin të paguajnë për pasojat, transmeton albinfo.ch.
Çfarë pritet të ndodhë?
Debati në Këshillin Kombëtar do të vazhdojë të premten.
Shumica parlamentare pritet të refuzojë iniciativën.
Ka gjasa që çështja të përfundojë në një referendum popullor, ku qytetarët do të vendosin përfundimisht.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













