Shqipëria
Zvicra ndihmon Shqipërinë me 90 milionë euro
Shqipëria është vend prioritar për bashkëpunimin dhe asistencën ndërkombëtare zvicerane dhe aktualisht Zvicra është donator i tretë më i madh dy-palësh në Shqipëri

Gjatë një aktiviteti përfaqësues nga qeveria zvicerane dhe ajo shqiptare prezantuan strategjinë e re për mbështetjen e Shqipërisë gjatë periudhës 2018-2021.
Në pjesën e parë përshëndeti edhe sekretarja Zvicerane e Shtetit për Çështjet Ekonomike dhe Drejtore e SECO-s, Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch, e cila ishte në Shqipëri për një vizitë zyrtare, njofton ambasada zvicerane në Shqipëri.
“Strategjia e bashkëpunimit që po paraqesim sot përmbledh disa projekte të cilat në mënyrë direkte ose indirekte kontribuojnë për përmirësimin e klimës së investimeve në Shqipëri”, tha zj. Ineichen-Fleisch, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori zviceran Christoph Graf tha: “Strategjia e re e vë theksin tek rezultatet dhe zbaton qasjen e ‘të bazuarit mbi performancën’. Mbështetja zvicerane jepet aty ku ka aksion dhe përgjigje. Jemi të bindur që kjo qasje ndihmon që të ketë qëndrueshmëri. Zvicra mbështet Shqipërinë në integrimin evropian duke kontribuar për një demokraci funksionale, shërbime publike të përmirësuara, dhe një ekonomi tregu gjithëpërfshirëse dhe konkurruese”, theksoi ai.
Zv. kryeministrja Senida Mesi përshëndeti aktivitetin në emër të qeverisë shqiptare dhe tha: “Strategjia e mëparshme 2014-2017 por edhe strategjia për të cilën po flasim sot janë një dëshmi e qartë e bashkëpunimit mjaft të mirë ndër vite midis vendeve tona. E përgëzoj lançimin e kësaj strategjie dhe të gjithë mbështetjen zvicerane pasi ka si qëllim të çojë përpara projekte në funksion të zhvillimit makroeonomik, shoqëror dhe politik në Shqipëri”.
Dy përfituese të reja folën mbi përvojat e tyre me asistencën dhe financimin nga projekte zvicerane në fushat e aksionit civil dhe të sipërmarrjes.
Strategjia e re e bashkëpunimit thekson ‘gjithë-përfshirjen’ në shumë aspekte të saj – demokratike, politike, dhe sociale, dhe ri-përcakton katër fusha ku do të përqendrohet asistenca zvicerane. Të paktën dy fusha të reja do të marrin mbështetje zvicerane: (i) institucionet ligjore –parlamenti dhe këshillat bashkiake; dhe (ii) efiçensa e energjisë. Në fokus do të vazhdojnë të jenë punësimi dhe qeverisja vendore.
Rreth 90 milionë euro do të mbështesin punën zhvillimore në fushat e mësipërme me rreth 37% që shkojnë drejt qeverisjes demokratike, dhe 28% drejte zhvillimit ekonomik dhe punësimit.
Përmirësime të ndjeshme parashikohen në rrjetet e furnizimit me ujë në të paktën shtatë bashki, përfshirë Beratin dhe Gjirokastrën, të dyja qytete të rëndësishme turistike.
Shqipëria është vend prioritar për bashkëpunimin dhe asistencën ndërkombëtare zvicerane dhe aktualisht Zvicra është donator i tretë më i madh dy-palësh në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri